Ismiliana dhe Gurim Daco, nënë e bir, nga qyteti i Delvinës, jetojnë mes skamjes e varfërisë, në një banesë e cila nuk plotëson asnjë kusht minimal për të jetuar. Në kohë të keqe, çfarë bie jashtë futet brenda, pasi godina ku ata rrinë është e hapur nga të katër anët.
E vetmja e ardhur për ta është pensioni modest i të moshuarës dhe lëmosha e ndonjë personi që siguron Gurimi, dhe kur ajo mungon, thjesht do jetojë me shpresën se në një moment do të vijë.
Varfëria ekstreme në të cilën ata jetojnë u ka sjellë edhe pasoja në gjendjen e tyre psikologjike.
Nënë e bir të lodhur nga jeta dhe duke mos patur asnjë mundësi për të dalë nga gjendja në të cilën ata ndodhen, jashtë çdo imagjinate, i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe gjithkujt me zemër të mirë që t'i ndihmojnë, që edhe ata të jetojnë si gjithë të tjerët.
"Unë jam fukara. Jam në gjendje të keqe. Nuk kam asnjë marrëdhënie me të tjerët. Unë dua që të më ndihmojnë që edhe unë të ha si të gjithë të tjerët dhe të shikoj jetën time. Nuk ka asnjë lloj pune. Nuk kemi punë. Nuk kemi të ardhura fare. Kam shkuar në bashki po ku ka bashkia. Po nxora bukë në privat mirë ose po na dha motra. Kështu jemi gjithë jetën", thotë djali.
Report Tv u interesua edhe pranë Bashkisë Delvinë për familjen Daco. Ata shprehen se çështja e tyre i është referuar shërbimit social në qarkun e Vlorës, pasi vetë bashkia nuk ka buxhet, përveçse ta trajtojë me një ndihmë ekonomike prej 1800 lekësh.
Më poshtë, numri i tefonit të një të afërmi, pasi vetë nënë e bir nuk e kanë një aparat celular. Kushdo që mund të ndihmojë familjen mund të telefonojë në numrin: 0685398200.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42
-
Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë, 3 fëmijët mes lotëve: Duam shtëpi të re
29 Dhjetor 2024, 13:16
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor 2024, 10:00
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor 2024, 10:08
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor 2024, 10:27
-
Lufta në Gazë shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perëndimor
14 Nëntor 2024, 19:41
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor 2024, 17:15
-
Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne
2 Nëntor 2024, 15:20