'Demat' dy vite pa humbje, statistikat e derbit Partizani - Tirana! Kryesojnë të kuqtë

Superliga shqiptare e futbollit është në përgatitje të javës së gjashtë, e cila në kalendar ka edhe derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat do përballen të shtunën e 21 shtatorit në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:00.

Kjo ndeshje i gjen skuadrat në një situatë krejt ndryshe nga prilli, kur u zhvillua 'beteja' e fundit mes tyre. Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë ardhur. Trajnerët gjithashtu kanë ndryshuar.

Ato që nuk ndryshojnë janë shifrat, me Partizanin që nuk humbet në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhte Xhixha me një paraqitje fantastike dhe dopietë. Më pas, në shtatë ndeshje gjithçka ka folur për Partizanin.

HISTORIKU

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947.  “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë derimë tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3.

Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbi pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

174 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet; Kupë dhe kampionat.

Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore, ndërkohë që 54 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve.

Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Gueye Maguette me dopietë me një dopietë. Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Të dy lojtarët nuk janë më pjesë e klubeve, teksa ddeshja e 28 prillit përfundoi me shifrat 1-2 për Partizanin, që nuk humbet prej shtatë derbesh radhazi.

S.DH/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament