Dëme mjedisore mbi 50 miliardë euro nga lufta në Ukrainë! Kievi: Rusia do na paguajë çdo qindarkë

Dëme mjedisore mbi 50 miliardë euro nga lufta në Ukrainë! Kievi: Rusia do na paguajë çdo qindarkë

Si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, u shkaktuan dëme në vlerë prej më shumë se 2 trilion hryvnia, monedha ukrainase, pra më shumë se 51 miliardë euro. Kjo është ajo që doli gjatë një takimi në Kharkiv të Komitetit të Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas) për politikat mjedisore dhe menaxhimin e natyrës. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.

“Ne numërojmë çdo pemë të shkatërruar. Dhe çdo hryvnia Federata Ruse do të na paguajë për atë që ata bënë. Çdo ditë ne vazhdojmë të regjistrojmë dëme dhe shkatërrime të reja. Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi total në mjedis është tashmë më shumë se 2 trilion hryvnias: këtu përfshihet ndotja e tokës, ndotja e ajrit, pyjet e djegura dhe ndërtesat e shkatërruara. Rusia po shkakton një krizë klimatike, një krizë bërthamore për shkak të situatës në termocentralin Zaporizhzhya, një krizë humanitare”, tha zëvendësministri i parë i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore Ruslan Grechanyk.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Britania: Rusët kontrollojnë pjesën lindore të Bakhmutit, Ukraina e mban perëndimin! Patriarku, Krill thirrje Papës: Ndaloni dëbimet nga manastiri në Kiev


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)