Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë personat apo familjet e dëmtuara, do të dëmshpërblehen.

Dëmshpërblimi përfshin si dëmet në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe për banesat e dëmtuara apo kafshët e mbytura si pasojë e përmbytjeve. Ndër të tjera Rama theksoi se një sërë investimesh janë bërë në rinovimin e trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë.

“Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e par, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi  i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e bazë materiale dhe të veshur si ska më keq, në trupa që vihen në lëvizje automatikisht, sapo leximi meteorologjik paralajmëron furtunën. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbyten njësoj si vendet e rajonit, Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë, se shot Shqipëria është krejt tjetër.

Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta.

Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave do të vazhdojë e pandërprerë deri në përforcimin e kësaj situate.

Dua tju them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro