Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përballur me një sërë kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale. Nga marrëdhëniet me ambasadorin e ri amerikan, te mungesa e protestave dhe kritikat për drejtimin e opozitës, komentuesit i kërkojnë Berishës përgjigje dhe ndryshim të strategjisë politike.

Dy prej demokratëve ndalen te fakti që Sali Berisha është shmangur nga ambasadori i ri amerikan Eric Wendt, i cili nuk e ftoi në pritje dhe as nuk e takoi sot me përfaqësuesit e tjerë të opozitës. Ata e pyesin përmes komenteve se kur do ta takojë Berisha ambasadorin amerikan.  

Tonin Ndreu: Përshëndetje, dr. Berisha. Si demokrat, doja të dija: A do të shkojë Sali Berisha të takojë ambasadorin amerikan apo do të vijë ambasadori t'ju takojë në selinë e PD-së?

Një tjetër komentues, që prezantohet si demokrat i persekutuar nga regjimi komunist, kërkon gjithashtu përgjigje.

“Sali, jam demokrat dhe i persekutuar nga PK-ja e atëhershme. Pyetje direkte dhe jo përgjigje dredhuese! Pse nuk e takon ambasadorin e Amerikës?”, shkruan ai.

Por kritikat më të shumta lidhen me mungesën e protestave të mëdha dhe aksionit opozitar. Disa komentues i kërkojnë Berishës të dalë në sheshe, ndërsa të tjerë ironizojnë pjesëmarrjen e ulët në protestën kombëtare tësë enjtes kur u votua reforma territoriale.

Dosh Brushtulli: Ku jeni? Pse nuk dilni në protestë? Ju kujtoni se e rrëzoni Ramën me këto konferenca?

Vebi Alzeneli: Doktor, kur do të jetë opozita realisht në sheshe për shembjen e Ramës? Se u frymë duke thënë paqe, paqe. Ose ta mbyllim fare, se nuk shkon më.

Gjovani Gj: Bravo! Më pëlqeu protesta e 8 nëntorit, ishte më e madhja në histori!

Të tjerë bëjnë thirrje që Berisha t'u hapë rrugën figurave të reja në Partinë Demokratike.

Dario Dario: Ju keni ngelur vetëm te denoncimet. Denoncime dhe e njëjta gjë vazhdon. Kjo është strategjia juaj? I lodhët dhe ata pak demokratë që kanë ngelur.

Dosh Brushtulli: O Sali, na ke prerë në besë të gjithë demokratët. Na tregon të njëjtat përralla çdo ditë. Hape rrugën për të rinjtë!

Të tjerë presin kandidatët për zgjedhjet lokale.

Gëzim Qehaja: Me atë Kod Zgjedhor që keni për listat e mbyllura, kurrë nuk keni për ta marrë pushtetin. E keni miratuar së bashku për të mos pasur rotacion. Deputetët duhet të dalin nga vota e popullit, jo nga ata që mbyllni ju në lista.

Agron Molla: Po afrohen zgjedhjet lokale. Për zgjedhjen e kandidatëve do të ketë primare? Nëse po, listat s'janë pastruar nga ata pseudodemokratët që kanë hyrë në krevatin e Ramës.

Gerald Gerald: Kur fillojnë primaret për të zgjedhur kandidatët për bashkitë në vitin e ardhshëm?

Ndërsa një tjetër, i kujton masakrën e 21 janarit, duke e akuzuar drejtëpërdrejtë Berishën si autor të vrasjeve.

Zenun Lluku: Ti ke vrarë e prerë shqiptarë, ti vrave edhe para kamerave më 21 janar. Rama ka kusure, por s'krahasohet me ty.