Duket se tek Partia Demokratike, secili është në hesapin e vet. Kur jemi një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, dhe deklaratat duhet të jenë në unison me njëri-tjetrin, aktorët politikë të selisë blu, jo vetëm nuk e dëgjojnë liderin e tyre se çfarë thotë, por tani po iu duken veprimet e qeverisë si të duhurat.
Flamur Noka, kandidati për deputet në Tiranë, në një intervistë televizive i pyetur për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e PD për shëndetësinë.
“Edi Rama është një kopjac. Ai në fillim e hodhi poshtë programin tonë me 5 pika për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe tani po e zbaton”, u shpreh Noka.
Por kjo deklaratë e tij bie ndesh me ato që ka shprehur kreu i PD Lulzim Basha. Pak ditë më parë gjatë një takimi me mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë, Basha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës.
Basha tha se keqmenaxhimi i pandemisë sa vjen e rëndon mbi supet e shqiptarëve, ndërsa ka hedhur akuza se në fakt janë duke u fshehur faktet dhe shifrat reale të koronavirusit në vend.
Tani, një gjë është e paqartë. Nëse Rama ka kopjuar programin e PD siç thotë Noka, atëherë kjo parti nuk di të hartojë një plan të suksesshëm ashtu siç deklaron Basha.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16