Gjatë takimit me demokratët në njësinë nr.8 në kryeqytet, Sali Berisha u përball me një situatë aspak të këndshme, kur njëri prej të pranishmëve ja tha në sy pakënaqësitë e tij.
Ai i kërkoi Berishës dhe PD-së që të paraqesin një kandidat politik në rast të mbajtjes së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe jo aktorin e humorit Florian Binajn.
Demokrati i tha Berishës gjithashtu se nëse PD në zgjedhjet e ardhshme lokale do të vendoste Binajn si kandidat për Tiranën, atëherë ai do të ishte i pari që nuk do ta votonte.
“Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn ne. Nëse na sillni Florian Binajn për kryebashkiak të Tiranës, unë për vete nuk e votoj”, i tha demokrati-Berishës.
Komente











