Dëmshpërblimet, 900 trashëgimtarët
me mangësi dokumentacioni /LISTA

Dëmshpërblimet, 900 trashëgimtarët<br />me mangësi dokumentacioni /LISTA
TIRANE- Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, si struktura përgjegjëse, për shpërndarjen e vlerës së dëmshpërblimit financiar për çdo ish-të dënuar politik të regjimit komunist, bëjnë të ditur se është shpërndarë tërësisht fondi prej 2 miliardë lekësh miratuar për vitin 2015.

Përmes një njoftimi Ministria theksoi se Drejtoria e Pagesave dhe e Dëmshpërblimit ka realizuar shpërndarjen e fondit total të miratuar për vitin 2015 me një numër përfituesish prej 5,999 individë, nga ku: 508 përfitues për këstin e pare; 2,630 përfitues për këstin e dytë; 156 përfitues për këstin e tretë; 1,798 përfitues për këstin e katërt dhe 907 përfitues për këstin e pestë.

900 trashëgimtarët
Gjithashtu Ministria ka publikuar edhe emrat e 900 trashëgimtarëve për të cilët është miratuar kësti i dytë i dëmshpërblimit, por që nuk mund të lëvrohet për shkak të mungesave në dokumentacionin përkatës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur