TIRANE- Brenda muajit dhjetor një pjesë e mirë e ish të përndjekurve do të përfitojnë edhe këstin e katërt të pagesës ndërkohë që gjatë dy javëve të nëntorit do të bëhet shlyerja e këstit të tretë për një pjesë të mirë të përfituesve. Ky fakt është pohuar nga vetë Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, dje gjatë një takimi që ka zhvilluar në qytetin e Lushnjës ku ka theksuar se në një vit qeverisje, është mbyllur procesi i dhënies së këstit të dytë dhe shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e këstit të tretë. “Me shpresë, brenda dhjetorit, do të nisim edhe pagesën e këstit të katërt, si një mënyrë për të thënë se aty ku qeveria tregon vullnet, gjen edhe një rrugëzgjidhje”, tha Veliaj.