Fatkeqësisht, për t’u larguar Covid-19 do duhet ende kohë, dhe jo vetëm sepse ende nuk ka një vaksinë. Tani që mjekët kanë filluar të dinë gjithnjë e më shumë, një fakt alarmant është shfaqur: një në tre raste do trashëgojnë sëmundje kronike
"30% do të kenë probleme me frymëmarrjen"
Mushkëritë, organet e preferuara nga Coronavirus, janë ato që përballen me komplikime, por jo të vetmet. Organet e tjera që mund të preken drejtpërdrejt nga virusi pjanë veshkat dhe mëlçia
"Rreth 30% e pacientëve të rikuperuar nga Covid do të jenë të sëmurë kronikë me problem të mushkrive", thotë Prof. Maurizio Viecca, shefi i Kardiologjisë në spitalin Sacco në Milano, I cili ka paralajmëruar strukturat shëndetësore që do të duhet të merren me pacientët e rinj, të cilët do të duhet të monitorohen me kujdes për të kuptuar sa në të vërtetë rrezikojnë dëmtime të përhershme.
"Shumë tromboza në gjak"
"Këtu kemi pasur njerëz të shëruar që janë rikthyer në spital pas një muaji me emboli, phlebitis dhe vaskulit", nënvizon Viecca, i cili ka zhvilluar një protokoll të ri terapeutik (i miratuar edhe në Shtetet e Bashkuara) në pacientët më seriozë I cili konsiston në trajtimin e pacientëve Covid me pesë ilaçe, dhe që kanë treguar rezultate të shkëlqyera.
Post skenarët e fshehtë
Edhe nëse ende nuk ka filluar, për periudhën pas-Covid do të jetë e nevojshme "të zbatohet mjekësia territoriale në mënyrë që të ndiqen të sëmurët kronikë në shtëpi", sugjeron Viecca. "Në muajt e fundit kemi zbuluar se Covid është një sëmundje që lë shenja të rëndësishme", shpjegon doktor Luca Lorini, drejtor i kujdesit intensiv në Bergamo.
"do të kemi një kategori të re të pacientëve"
“Në Kinë, ku filloi Covid, një në tre pacientë pas shërimit treguan ulje të aftësisë së frymëmarrjes në masën 30%. Në praktikë, problemet mund të shfaqen edhe pas një shëtitje të zakonshme. Do të ketë një grup pacientësh të rinj që do të kenë mbetje fibrotike pulmonare dhe do të bëhen një kategori e re e pacientëve me sëmundje të mushkërive dhe problem të tjera të frymëmarrjes”, thotë Luca Richeldi, pulmonolog në Poliklinikën Gemelli në Romë, anëtar i Komitetit Shkencor dhe Teknik dhe president i Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë. Skenari i trishtuar konfirmohet edhe nga profesori Massimo Galli del Sacco nga Milano, për të cilin në shumë raste problemet në mushkëri do të jenë të pakthyeshme.