KORÇË- Në parkun e skulpturave, dy prej tyre janë evidentuar të dëmtuara këtë mëngjes. Nuk dihet kush ka ndërmarrë aktin e dëmtimit të tyre, por ky rast është i përsëritur.

Dëmtime të shumta janë kryer para pak kohësh edhe në monumentet e kultit të qytetit të Korçës.

Tashmë është bërë e zakontë thyerja e xhamave dhe monumenteve, por ende nuk ka të ndaluar për këto raste. Dyshohet se skulptura mund të jetë dëmtuar nga fëmijët.