Dëmtohet aksi kombëtar Himarë-Sarandë në kulmin e sezonit turistik, Report Tv siguron pamjet

Në kulmin e sezonit turistik, rruga e bregut e njohur si aksi kombëtar që lidh Vlorën me Sarandën ka pësuar dëmtime serioze. Midis Bunecit dhe Kakomesë ky aks ka rrëshkitur duke e bërë atë të rrezikshëm për të kaluar.


Sipas statistikave të Policisë Rrugore në këtë aks përgjatë sezonit turistik kalojnë minimalisht çdo ditë mbi gjashtë mijë mjete mes tyre kampera turistësh, autovetura dhe motorcikleta.

Është kjo video e dërguar në redaksinë e Report Tv nga qytetarët të cilët denoncojnë dëmtimin e rrugës dhe mungesën e sinjalistikës paralajmëruese.


Këtu mungon një patrullë policise për të sinjalizuar rrezikun për shoferët, ndërsa të vetmet sinjalizues janë dy tabela të vendosura tre metër pranë gropës të krijuar nga rrëshkitja e bazamentit të karexhatës.

Është kjo mënyra se si kalon një automjet duke ulur shpejtësinë por kur ka shkëmbim të mjeteve nga të dyja akset këtu krijohet dhe trafik që zgjat në disa kilometra.

Ky aks është ndërtuar më shumë se një dekadë më parë dhe nga ajo kohë ka patur vetëm restaurime pjesore. Dëmtimet kanë prekur dhe pjesë të tjera të aksit nga Borshi deri në Bunec por dëmtimi më i madh cka mund ta bëjë aksin të pakalueshëm është ky që shihni në pamje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 02/08/2018 15:37

    e ka fajin saliu qe boni rrugen.me mire ta kishte lone germadhe sic ishte e nuk u prishte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë