Dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares, Sylvinho humbet pjesë para miqësoreve të marsit

Dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares, Sylvinho humbet pjesë para miqësoreve të marsit

Kombëtarja

Ardian Ismajli duket se nuk do jetë pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e marsit. Në Itali janë të bindur se mbrojtësi i Empolit do qëndrojë një muaj jashtë, kjo sipas Firenze Today.

Ardian Ismajli doli i dëmtuar pak para se të përfundonte pjesa e parë në ndeshjen kundër Milanit, me klubin që konfirmoi dëmtimin në bicepsin e kofshës së majtë. Media italiane tregon se trajneri Davide Nicola do bëjë pa Ismajlin për një muaj.

"Klubi njoftoi se Ismajli pasi iu nënshtrua analizave, tregoi një dëmtim të shkallës së ulët në biceps femoris të kofshës së majtë. E përkthyer do të thotë se Nicola do ta humbasë Ismajlin për rreth një muaj", thuhet nga FT.

Kombëtarja kuqezi luan dy miqësore në mars, më 22 kundër Kilit në Parma dhe 25 kundër Suedisë në Stockholm. Të premte (15 mars) trajneri Sylvinho do shpallë listën e të ftuarve dhe duket se Ismajli do jetë jashtë.

Ardian Ismajli

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë