Dendias sot në Shqipëri, Idrizi në ‘5 pyetjet’ : Vlerësoj Ministren që përmendi Çështjen Çame, por pa rezultat! Duhet të sqarohet se çfarë do të çohet në Hagë

Tiranë- Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi  në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.

"Jam i zhgënjyer nga kjo vizitë pasi nuk kishte asnjë produkt. Ajo që binte në sy dhe pikëpyetja që ka nevojë të sqarohet është se çfarë do të çohet ne Hagë, pasi Dendias fliste për delimitimin e ujërave detare, ndërsa Ministrja për Ligjin e Luftës. Referuar Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria nuk do të hyjë në çështjet e demilitimit të kufijve, pasi është një çështje e ezauruar në 1946.  Shqipëria dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka të ndaluar për të diskutuar rreth kufijve. Qeveria shqiptare po tregohet e kujdesshme, nga ana tjetër pala greke avancoi duke shtruar Çështjen e Varrezave. Ajo që unë pash sot ishte se përball avancimi të palës greke, Shqipëria ngritit Çështjen e Çamërisë duke përmendur dhe ligjin e luftës, por nuk pati  rezultat konkret pasi Greqia foli rreth demilitimit, ndërsa Shqipëria për Ligjin e Luftës, Ministrja meriton përgëzim për përmendjen e Çështjes Çame",tha Idrizi.

Idrizi u pyet gjithashtu lidhur dhe me çështjen e zgjidhjes së Presidentit të ri. Ai tha se të gjithë parlamentarët kanë detyrimin të ulen dhe të japin kompromisin e tyre.

"Ajo që të vjen keq është aderimi i çështjet, ku të gjitha palët nuk janë të sinqerta, një opozitë që nuk është solide mund të ja lehtësoj situatën pozitës , është hera ime e parë që unë jam në një situatë të tillë për zgjedhjen e presidentit. Ai duhet ta luajë rolin mbi palët. Ne sot kemi detyrimin si parlamentar të ulemi, të japim kompromisin", tha ai. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti follorine: 23/05/2022 22:38

    Idrizi ka parti akoma? Pse merrni ne interviste Idrizin?! Me mire intervistoni ndonje cam te ndershem ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit