Dënimi me vdekje 'po' apo 'jo'?

Dënimi me vdekje 'po' apo 'jo'?

Foto ilustruese

Rasti i vrasjes së tetë vjeçarit është i dënueshëm dhe i papranueshëm! Ky rast nuk është çështje dënimi apo mase dënimi, por është krisje e rëndë e sistemit social! Sa i përket dënimit me vdekje, duke përjashtuar ato deklarata që janë emocionale për ngjarjen dhe kuptohen, të tjerat janë injorancë dhe makabritet kolektiv ! Nëse doni të kuptoni efektet e dënimit me vdekje duhet të shihni një film turk bazuar në ngjarje të vërtetë që flet për rastin e fundit të ekzekutimit me vdekje! Ka të bëj pikërisht për një me të meta mendore që kishte një vajzë, pa dashje bie në shkëmbinj vajza e një gjenerali që fajëson që e fajëson si vrasës te vajzës dhe me urdhër të tij e torturojnë dhe e masakrojnë derisa e dënojnë me vdekje edhe pse ishte fajtor! Po ashtu ka plot raste të tjera në drejtësinë amerikane të sentencave dhe ekzekutimeve të padrejta. Rasti i një ekzekutimi në SHBA para disa ditësh, më pamje horror, sepse ai që po ekzekutohej, po rezistonte ndja vdekjes duke pasur të vjella dhe reagime të një dhimbje të madhe fizike dhe shpirtërore. Nëse një gjyqtar merr para nga kriminel apo grup kriminal për të liruar të inkrimuar a ka të vështirë të marr po para nga këta për të dënuar padrejtësisht me vdekje një të pafajshëm?!

Dënimi me vdekje është spektakël frike dhe poshtërimi i dinjitetit njerëzor nuk është as civilizim e as edukim! Heqja e dënimit me vdekje nga BE është si pasojë e një procesi të gjatë historik dhe reflektim e respekt për jetën, pavarësisht të aksioneve të kryera!

Në një realitet si Shqipëria, imagjinoni sikur të kthehej dënimi me vdekje si do të përdorej nga të pushtetshmit dhe të fortët për ta përdorur dënimin me vdekje si hakmarrje! Imagjinoni sa të varfër dhe të pafajshëm do ekzekutoheshin në emër të ligjit e duke përdorur ligjin! Dënimi me vdekje është histori e kaluar tashmë e s'ka shance të rikthehet më! Qëllimi i një shteti apo i një shoqërie nuk duhet të jetë ekzekutimi i qytetarëve, sepse ajo është zgjidhje më e thjeshtë, por integrimi, perkusja e krijimi i një mjedisi për të jetuar me dinjitet!

"Vrave, të vrasim", kjo është moto mesjetare dhe jo në shoqërinë që jetojmë sot!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje