Denis Dyrnjaja: Rama i flet shqiptarisë, Berisha të pashpresëve e Meta Celltikut të Skocisë!

Denis Dyrnjaja: Rama i flet shqiptarisë, Berisha të pashpresëve e Meta Celltikut të Skocisë!

Ilir Meta

Rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme politike në Shqipëri dhe vetëm brenda 24 orësh, shqiptarët panë edhe nje herë panë diferencat e mëdha të vizionit, mënyrës, formës, përmbajtjes, arsyes dhe qëllimit, se përse dhe si bëhet politikë.

Brenda 24 orësh ish Presidenti Ilir Meta, sot president i vetëshpallur i Partisë së Lirisë dhe sfidanti i pretenduar për të rrezuar Edi Ramën nga pushteti, iu fliste përmes një videoje selfie tifozëve të Celltikut në Skoci për fitoren e kampionatit, të futbollit, ndërsa aleati i tij nga rrugica e pa 'shpresës' Sali Berisha  lëshonte syret e tij politike të zakonshme për një shpurë idhëtarësh që nuk dinë as vetë pse vazhdojnë të ecin në një rrugicë pa dalje politike.

Nga ana tjetër kundërshtari i tyre Edi Rama mblodhi mijëra bashkombas në Greqi, duke lëshuar treguar dhe konfirmuar fuqinë elektorale dhe duke përthithur në mënyrë gati hipnotizuese vëmendjen e qindra mijëra shqiptarëve në çdo shtet a vend ku ka një zemër kuq e zi. Kaq e thjeshtë është të kuptosh ku qëndron diferenca e madhe politike dhe përse Edi Rama ua merr zgjedhjet ne mënyrë të përsëritur dhe të paralajmëruar një vit përpara opozitarëve të molotovit në Tiranë.

Sepse politika nuk është çështje force, muskujsh a frustrimi, aq më keq dhune klithmash apo imponimi. Është çështje idesh, vizionesh dhe sigurisht komunikimi. Mënyra dhe koha, vendi e mesazhet se si Edi Rama gjen për t'i adresuar janë krejtësisht të ndryshme nga ato që kundërshtarët e tij politikë ofrojnë. Ndërsa Rama çel rrugë te reja komunikimi me shqiptarët, opozita ka mbetur në çarkun e ndryshkur të përsëritjes së vetvetes me të njëjtën gjuhë refraktare, me të njëjtat forma reagimi, me te njëjtët personazhe "të lodhur" dhe pa ide, të zhveshur tanimë nga miti i fuqisë inflacioniste politike të dikurshme. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe lexuar tanimë këtë. Prandaj ata mungojnë te rrugica e shpresës a lirisë dhe te protestat shterpë para bashkisë.

Kanë kuptuar se nuk kanë të njëjtën valë me ata që pretendojnë t'i përfaqësojnë, qeverisin apo shtetërojnë. Është e dukshme dhe e qartë. E ndoqa fjalimin e Edi Ramës me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Kur fliste pashë se rrudhat i janë shtuar në ballë dhe vitet e pamëshirshme të kohës kanë nisur te shfaqin gjurmët e tyre, por kjo i takon thjeshtë sipërfaqes, pasi ndoshta edhe paradoksalisht, koha politike për liderin e socialistëve sa vjen e rinohet, ai rishpik veten she me këtë rast edhe rinovohet. Kryeministri 11 vjeçar (mosha e pushtetit) po konfirmon çdo herë e më shumë se vitet nuk prodhojnë të njëjtin efekt për të gjitha qeniet politike.

Dikë e maturojnë e dikë e çakordojnë, dikë e bëjnë të zgjerojë dimensionet publike e dikë të rrudhet e zvogëlohet mendërisht edhe brenda dimensioneve te veta fizike. Mesazhet e kryeministrit shqiptar me bashkatdhetarët tanë te Greqisë ishin një tjetër sinjal i parakohshëm se Edi Rama është vështirësisht i mundshëm në zgjedhje, te paktën përsa kohë kundërshtarët e tij janë dy njerëz që jetojnë me të shkuarën e tyre, jo me të tashmen duke parë nga e ardhmja. Ndaj pa gjetur vetveten, mendësi të re, frymë e njerëz me mendim dhe kreativitet, besueshmëri, simpati dhe integritet Berishës, Metës@co do iu duhet të presin gjatë në opozitë, ndoshta deri kur nje ditë Rama do ta lërë pushtetin vetë./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 12/05/2024 20:17

    Denis dyrnjaja pu pu pu fundi kavallit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia