Denis Skura perfomon nga karantina Caravadossi-n, një nga personazhet më interesantë nga opera “Toska” e Puccini-t

Tenori Denis Skura, që prej vitesh ka shkëlqyer me rolet kryesore që ka ngjitur në skenën e TKOB,  perfomon nga karantina Caravadossi-n, një nga personazhet më interesantë nga opera e famshme “Toska” e Puccinit. Zëri shpërthyes i tenorit Skura të emocion edhe nga shtëpia sikur të jetë në skenë. Performanca Soul e Denis Skurës është realizuar për sezonin artistik online të TKOB.

“Yjet do të shkëlqejnë përsëri dhe për të gjithë botën gjithccka po ndodh, do të jetë një ëndërr e keqe. Tenorit Denis Skura prej vitesh i shkëlqen ylli i tij i suksesit dhe kjo nuk është rastësisht. Për të skena është mundësia e vetme, ku mund të marrë frymë lirisht dhe ta përkthej atë në fuqinë më të madhe të zërit të tij. Nesër ai do të këndoj sërish në në skenën e TKOB, kur salla të jetë plot e të duartrokasin triumfin.”, shkruhet në faqen zyrtare të institucionit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet