Dënohet me 10 vite burg për mashtrim dentistja Olesia Duka

Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”, është dënuar nga gjykata me 10 vite burgim. Dy seanca më parë, gjatë dhënies së pretencës prokurori i çështjes Madrid Kullolli, ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen e transformuar në mashtruese.

Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje dënimi me 1/3. Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove. Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Duka prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë. Për të arritur qëllimet e saj s’qaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

Nga të dhënat e mbledhura në funksion të hetimeve ka rezultuar e provuar se Olesia Duka për gjatë periudhës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017 ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke ju marrë atyre nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme parash.

Vlerat totale e parave që Duka ju ka vjedhur 14 personave kallëzuesve në total janë 2.733.049 Euro, 26.100.000 lekë dhe 103.000 USD.Këto detyrime pjesërisht janë të dokumentuara me dokumente noteriale (kontratë huaje, deklarata noteriale), pjesërisht me kontrata të thjeshta huaje ndërmjet palëve, pjesërisht me dokumente të thjeshta dore, pjesërisht vetëm nga kallëzimet e të dëmtuarve dhe dokumente të tjera provuese,me anë të mandat pagesave, me kartela financiare, komunikime midis palëve, përgjime telefonike,etj.

Personat e mashtruar nga dentistja:

1.   Gerta Lumi

2.   Enver Xhengo

3.   Etleva Lasku

4.   Idlir Hoxha

5.   Ilir Doci

6.   Miranda Hitaj

7.   Adem Selamaj

8.   Drita Kristo

9.   Viktor Hoxha

10.  Lando Vito

11.  Rezart Shtino

12.  Edlira Shtino

13.  Fjorza Mullai

14.  Besnik Daci

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 09/03/2019 16:12

    Mir qe po ben burgun se per 5 6 vjet del prap kjo po leket a i marin kta borxhlinjt Apo vk lekve

    Përgjigju
    • Rondi: 03/04/2019 09:09

      o Berat... po te kishte leke per ti dhene borxhlinjve pse do bente burg kjo, Apo vk logjikes...

  • 007: 09/03/2019 11:18

    Kjo qenka si vajza e Laver Bariut, Marjeta ... Ndryshimi eshte se kriminelja Marjeta nuk u arrestua asnjehere nga policia apo prokuroria te cilet e dine shume mire se c'fare eshte ajo.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 09/03/2019 00:22

    Aty te kalbesh legene

    Përgjigju
  • NIKOLIN: 08/03/2019 20:49

    Shume pak per nje mashtruese qe ka shkaterruar shume familje. Sepse ne shqiperi as 2-3 vjet sben edhe del per qejf. Ajo leket qe ka grabitur i ka keshtu qe se ka problem fare se beri nja 2 vjet

    Përgjigju
  • REMARKU: 08/03/2019 17:00

    me cte drejte publikoni emrat e personave te mashtruar...

    Përgjigju
    • Elda: 15/10/2020 15:47

      Me te drejten qe jane kallzues te gjithe dhe si te tille s’kane pae mbahen fshehur per sa kohe kane pranuar te behen pjese e nje procesi penal si kallzues.

  • Toni: 08/03/2019 12:45

    E moj cupe sa reklame i beje vetes. Rri te 7 penxheret tani. Shif mos vjedh ndonje lek per kafe cigare aty brenda

    Përgjigju
  • ke_te_drejte: 08/03/2019 12:41

    Mashtron 14 veta te denojne 10 vjet burg.....mashtron 3 million veta........vazhdon ti mashtrosh akoma. ju gjejne prokuroreve dhe gjykatesve miliona euro......I heqin nga puna. nje drejtesi "e njejte" per te gjithe.....

    Përgjigju
    • eni: 17/11/2019 19:07

      E vertete. 10 vjet jane te pajustifikueshme, e lane pa familje pa femije kete vajze.

    • ZoguZi: 08/03/2019 16:37

      E bukur kjo

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari