Dënohet “peshku” i madh i tjetërsimit të tokave në Vlorë/ Konfiskohet mega-prona në Zvërnec

Dënohet “peshku” i madh i tjetërsimit të tokave në Vlorë/ Konfiskohet mega-prona në Zvërnec

Pellumb Petritaj

Teksa janë zhvilluar një sërë senaca gjyqësore në gjykatën e Vlorës, një trupë gjykuese e kësaj gjykate, tre ditë më parë ka vendosur të dënojë me 3 vite burg biznesmenin Pëllumb Petritaj. Ky i fundit njihet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsifikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë. E ndërsa për çështjen penale të nisur nga prokuroria e Vlorës, që bënte fjalë për abuzimet me tokat në Karaburun, Petritaj, ka mundur në rrethana të dyshimta ti shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos u marrë as i pandehur, tre ditë më parë ai u gjet fajtor nga gjykata e Vlorës duke e dënuar me 3 vjet burg. Pas këtij dënimi, duket se testi i rradhës do jetë në gjykatën e Apelit të Vlorës, e cila do vendosi ose jo që dënimi i biznesmenit të marë formë të prerë ose jo. Banorë të fshatit Zvërnec, të cilët kanë depozituar kallëzim në prokurori që prej vitit 2010, i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se përveç dënimit me burg për Pëllumb Petritaj, trupi gjykues ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 150 hektarë tokë, që ishte përfituar me dokumenta të falsifikuara.

Gjykata për dhënien e këtij vendimi është bazuar në paligjshmërinë e dokumentave dhe për pasojë ka vendosur konfiskimin dhe kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore në vafor të shtetit.

Pëllumb Petritaj konsiderohet dhe dyshohet nga prokuroria e Vlorës si një nga njerëzit kryesorë dhe nismëtari e financuesi, i disa skemave abuzive që synonin tjetërsimit e tokave shtetërore në bregdetin turistik të Vlorës. Gjithashtu “Shqiptarja.com“, mëson se gjykata e Vlorës së bashku me Pëllumb Petritaj ka gjetur fajtorë dhe ka dënuar me nga dy vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” tre persona të tjërë, ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë. Më konkret me dy vjet burg është dënuar Petro Puleri me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Kthimit të Pronave.

Dënim me dy vite burgim kanë marrë dhe dy ish-juristët e Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorës, shtetasit Klodian Jahaj dhe Miriam Isufi. Nga hetimi gati 1 vjeçar që ka kryer prokuroria e Vlorës ka konstatuar se zyrtarët e dënuar të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë,në mënyrë të kundraligjshme u kishte njohur trashëgimtarëve të shtetasit Ramiz Shehu sipërfaqen e tokës prej 150 hektarë. Vitet e fundit prokuroria dhe gjykata e Vlorës, po përballen me falsifikime të shumta të pronave në qytetin bregdetar por edhe me veprimtari të kundraligjshme edhe nga vetë institucionet shtetërore në këtë qark. Pikërisht në 27 mars 2018 për abuzimet me pronat në Karaburun, gjykata e Vlorës shpalli fajtorë katër nga pesë të akuzuarit për falsifikimin e dokumentave për 342 hektarëve tokë në zonat turistike të Karaburunit, Zvërnecit dhe Palasës të martën, ndërkohë që i dha pafajësi avokatit Enkes Hysendhima. Trupi gjykues i përbërë nga Albert Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fuçia shpalli përgjegjës kryesor Rajmond Mëzin dhe vendosi dënimin e tij me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec.

Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg. Avokati i Mëzit, Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bashkim: 07/04/2018 20:31

    Keto jane pasojat e gjykates tone te pangopur e komunistee... nuk dine me ke fajesojnne e ke fusin ne rrjet

    Përgjigju
  • Albi: 06/04/2018 22:31

    Klodian Jahaj nepunes ne hipoteken e Vlores dhe Mirjam Isufi notere ne Vlore keta jane bashkepuntoret e mafies se tokave Ministre reago

    Përgjigju
  • Pronari: 06/04/2018 15:25

    Po lapajt e Sarandes etj qe kane falsifikuar dhe vazhdojne sot te fitojne prona pa fund.A do zbulohen falsifikimet ne kete qytet.

    Përgjigju
  • Marita: 06/04/2018 15:22

    Te na kthejne ,pronareve te ligjshem ,familjes Arapi ,ne Zvernec,tokat qe lirohen, ,,,,prona e shenjte ,ne vendin e vet !

    Përgjigju
  • Vlonjati: 06/04/2018 15:17

    E keni degjuar shprehjen toka esht e ati qe e punon kshu qe mos llapni kot neper komente o barktharer se i gjalli i ka hallall ato qe ben

    Përgjigju
    • Vlonjati:: 07/04/2018 15:04

      Dhe motra dhe mamaja ime te gjalla jan kan hallall qe e punojn token..

  • Fredi: 06/04/2018 11:39

    Denime qe i bejnd me qef keta kellira. Pa sekuestrimin e pasurise, hetimin e saj nuk ka drejtesi, perkundazi kjo eshte Pa drejtesi! Ne Zvernec keni pak hotele, por qe nese i hetoni se kush i ka ne te vertete, atehere do godisni krimin dhe pasurite e tij. Kjo eshte drejtesi dhe jo denimi qesharak me nga 2 vjet. Keta nuk jane peshq te medhenj, keta jane mbetje nje qelizoresh.

    Përgjigju
  • Populli: 06/04/2018 10:37

    Denime kaq te renda!!! Eshte per tu trbur???Te pervetesoje nje qytet te tere dhe tallen me denimin kjo ndodh vetem me gjyqtaret e saliut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen