Denoncimi për rritjen e çmimit të bulmetit, eksperti Cenko: Të hash 110 gram djathë dhie në ditë është t'ia kalosh Francës

Teksa Shoqata e Konsumatorit ka denoncuar përpunuesit se do të rrisin deri në 38% çmimet, eksperti i ekonomisë Enriko Cenko kritikoi të dhënat duke thënë se nuk konsumojnë shqiptarët 110 gram djathë dhie në ditë.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Cenko thotë se skemat e financimit të BE mbështesin vetëm një numër shumë të vogël fermerësh që kanë 100 krerë të imëta dhe mbi 10 krerë lopë.

“Me skemat e BE thuhet se do financohen fermerët që kanë më shumë se 100 krerë të imëta dhe më shumë se 10 krerë lopë. Sa janë këta? Këta janë shumë pak. Pjesa tjetër e fermerëve dhe pse janë shumë pak, duhet të mësojnë sit ë aplikojnë për fondet. Po ata të tjerët kush do i mbështesë?

Thuhet që prodhimi i djathit është i barabartë me 110 gram në ditë për person. Të thuash që dhitë prodhojnë 350 gr qumësht në ditë, 700 e ca mijë dhi që ka Shqipëria dhe të mashtrosh qytetarët sikur hanë të gjithë shqiptarët 110 gram djathë në ditë, duket që është ai me niseshte. E di çfarë do të thotë të hash 110 gram djathë dhie në dite? T’ia kalosh Francës”, tha Cenko.

Po ashtu u shpreh se 50% e të ardhurave që shkon për konsum të përditshëm është karakteristikë e vendeve të varfra ndonëse thuhet që Shqipëria është vend në zhvillim.

“Duke qenë se kemi rritje të çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm dhe ndikon edhe në xhepin e qytetarëve. Në Shqipëri 50% e të ardhurave shkojnë për konsumin e produkteve ushqimore që është një karakteristikë e qytetarëve të vendeve të varfra, pavarësisht se themi që Shqipëria është vend në zhvillim.

Thuhet që ka rënë numri i bagëtive. Ashtu është. Në kohën e Zogut kemi pasur 3 milionë dhi, sot kemi 700 mijë dhi. Ne themi që rendimenti i prodhimit të qumështit nga lopët është 8 litra në ditë. Aq ka qenë në vitet ’80 për lopët që ishin në koperativë”, tha Cenko.

Kompanitë e përpunimit të qumështit në Shqipëri kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë, se duke nisur nga data 15 shkurti i këtij viti, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë rritje të çmimit deri në 38 %. Ky denoncim u bë publik nga kreu i shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, Ervin Resuli, por askush nga shitësit në markete e tregje nuk guxon të flasë. Report TV tentoi t’i pyesë disa tregtarë në disa pika shitje në Tiranë, por të gjithë jashtë kamerave thonë se ndihen të frikësuar të flasin, duke e pranuar me siguri se kanë marrë njoftime nga përpunuesit e qumështit se pas 15 shkurtit çmimet do të rriten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 06/03/2023 10:12

    Sa kohe qe grumbulluesit nuk zbresin dot tvsh skane asnje interes ke prodhimi vendas.....po ky gjoja profe nuk e di kte....se sa per Subventione ne as qe mund ta endertojmr se nuk jemi ne BE dhe kushedi sa na duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi në Report Tv: Kombëtarja një realitet në futboll, organizimi i Euro 2027 me Serbinë na zhvillon! Kam oferta edhe nga Kosova

Orges Shehi në Report Tv: Kombëtarja një realitet në futboll, organizimi i Euro 2027 me Serbinë na zhvillon! Kam oferta edhe nga Kosova