SARANDE- Gruaja me inicialet E. G., që denoncoi ish-aktivistin e PS-së për kërkesën për favore seksuale me të bijën 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, ka deklaruar se, do ti ndjekë të gjitha seancat e gjyqit që do të zhvillohen kundër Agron Canes. Nëna e katër fëmijëve, tregon se, opinioni publik në Sarandë e ka dënuar veprimin e saj, për bërjen publike të skandalit seksual. Megjithatë ajo i bën apel çdo gruaje të mos heshtë ndaj të tilla situatave.

Pas denoncimit të saj Cane i cili u arrestua dy ditë me parë nga policia e Sarandës sepse gruaja e filmoi ndërsa, i kërkonte favore seksuale me të bijën 14-vjeçare në shkëmbim të një vendi pune. Cane deri më 15 korrik ka qenë një nga aktivistët pranë zyrës së Sarandës së deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 19.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)