Depilimi i pjesëve intime, gjinekologia Mimoza Keta: I gabuar, na mbrojnë nga infeksionet

Gjinekologia Mimoza Keta në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv,  foli për mitet që i shoqërojnë vajzat dhe gratë për shëndetin e tyre. Ndërsa e pyetur për depilimin, se cilën metodë rekomandon, mjekja gjinekologe u shpreh se është një zonë tepër delikate dhe nuk rekomandon depilimin e saj.

“Pjesa e qimeve patjetër që duhet të ekzistojë, ato e mbrojnë nga hyrja e infeksioneve të jashtme pjesën e vaginës sepse është shumë delikate, ka florën dhe faunën e vet dhe pikërisht duke pasur florën e vet duhet ta ruash. Unë nuk jam kundër depilimit kur shkon në plazh që të heqësh pjesën që duket në rrobe banjo por nuk do të thotë të depilohesh fare” tha ajo.

Ajo u shpreh se nuk është kundër asnjë lloj depilimi, as atij me lazer pasi të gjithë janë të shëndetshëm por nuk rekomandon depilimin tërësor të zonës intime pasi është një barrierë mbrojtëse kundër infeksioneve.

“Të gjitha llojet e metodave janë të shëndetshme, lazeri, strishat, të gjitha janë të shëndetshme nuk kanë asnjë lloj problematike. Megjithatë mendoj që vajzat e reja patjetër mund ta depilojnë zonën e bikinit  por në periudhën tjetër duhet të ruajnë veten në lidhje me disa infeksione të mundshme që mund të marrin nga lëkura. Varet gjithmonë edhe ku e bën depilimin. Infeksoni mund të merret edhe në qendra estetike, nëse përdoret e njëjta spatul, të njëjtat gjëra, ato duhet të jenë sterile dhe duart duhet të sterilizohen” tha gjinekologe Mimoza Keta në Rreze Dielli.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja