Mbrëmjen e kësaj të mërkure deputetët e PD janë mbledhur në ambientet e komisariatit numër 1 në kryeqytet për të kërkuar lirimin e protestuesëve të ndaluar pasi pretendojnë se ata janë dhunuar. Dy prej të arrestuarëve Aqif Lala dhe Albert Daçi janë lënë të lirë pas negociatave të deputetëve Ristani e Noka me shefin e komisariatit numër 1.

Protestuesit të cilët u shoqëruan në polici, hedhin akuza se janë dhunuar nga forcat e rendit. Arben Hajdari nga ambjentetet e brendshme të komisariatit nr.1 thotë se policia e ka dhunuar në momentin që e ka shoqëruar, por edhe në ambjentet e brenshme të policisë.

Nga ana tjetër  Aqif Lala mohon faktin se mbi të është ushtruar dhunë gjatë kohës që ishte i shoqëruar në komisiariat.

Ndërkohë Policia e Tiranës hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike por dhe dhe të shoqëruarve në komisiarit, duke thënë se nuk është dhunuar asnjë person.

protestuesi ne komisariat
(Në foto protestuesi Arben Hajdari)

hajdari
(Hajdari tregon shenjat e dhunës e pohon se është dhunuar nga shefi i krimeve)

Deputetët e PD mblidhen tek komisariati numër 1
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur në komisariatin numër 1 në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të mërkure në mbështetje të protestuesëve të ndaluar të 8 dhjetorit. Protestuesit nga brenda komisariatit thonë për shqiptarja.com se janë dhunuar nga policia ndërkohë që demokratët kërkojnë lirimin e tyre pasi është shkelur ligji dhe se në rast se policia nuk vepron do të përballet me ragimin e fortë e të ashpër të tyre.
 pd ne komisariat
(Situata tek komisariati numër 1)
PD kërkon lirimin e 5 të ndaluarëve, të cilët akuzohen se kanë dëmtuar pronën publike gjatë protestës së 8 dhjetorit organizuar nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
 
komisariati
(Furgon policie në komisariat)

Flamur Noka: Të ndalen falangat e krimit
Sipas deputetit demokrat Flamur Noka i pranishëm në ambientet e komisariatit numër 1 denoncoi dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi të ndaluar  dhe familjes së tij nga efektivët e komisariatit të Kamzës.

“Në komisariatin e Kamzës është dhunuar Andi Kuka qytetar. Në familjen e tij janë dhunuar edhe e ëma edhe i ati i tij. Të ndalet kjo dhunë se ne jemi ktu dhe do të ketë përballje të fortë, ja shpreha shqetësimin tim edhe shefit të këtij komisariati por dhuna është ushtruar, i bëj thirrje ministrit që të ndalë falangat e krimit.-tha Noka