Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha të kallëzuar nga deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për përhapje të informacioneve të rreme për përhapje paniku.

Është kjo shkresa e firmosur nga drejtuesi Adnand Xholi i cili i ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës kallëzimin e bërë nga deputetët e Komisionit të Shëndetësisë.

Sipas Xholit ky kallëzim dhe hetim është kompetencë e Prokurorisë së Tiranës dhe duhet që të vlerësojë nëse ka apo jo element të veprës penale.