
Deputetët e Partisë Demokratike pritet të votojnë pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes së presidentit Donald Trump.
Në një mesazh dërguar deputetëve demokratë thuhet se pavararësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit nga ana e mazhorancës, grupi parlamentar duhet të votojë pozitivisht për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.
Në mesazhin telefonlk thuhet se ky qëndrim vjen si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të presidentit të SHBA-ve për paqen dhe sigurinë globale.
Mesazhi derguar deputetëve të PD:
Të nderuar kolegë,
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.
Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që nërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
Lutem të sigurohet pjesëmarrja! Faleminderit
Lajmi kryesor:
Ftesa e Trump/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër ratifikohet në Kuvend! Zbardhet marrëveshja: Jo detyrime financiare, vetëm kontribute vullnetare në një fazë të dytë (DOKUMENTET)










