TIRANË - Nisma e Ministrisë së Financave për të hequr akcizën për pijet energjike, ka sjellë kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit ishin nënkryetari Taulant Balla dhe deputetja Valentina Leskaj, që e konsideruar të pajustifikueshëm heqjen e akcizës. Balla shkoi me tej duke kritikuar se ministrinë se ky ndryshim ka ardhur si pasojë e lobimit të prodhuesve të këtyre pijeve.
Edhe deputetja Leskaj ngriti shqetësimin se argumentet e ministrisë për heqjen e akcizës për pijet energjike nuk janë bindëse.
Zëvendës Ministri i Financave Ervin Meta, tha se kjo çështje është ende në diskutim në komisionin e ekonomisë, duke dhënë edhe disa sqarime që deputetët i konsideruan të pamjaftueshme.
Por kundërshti ndaj kësaj nisme pati edhe në mbledhjen e grupit të partisë socialiste ku një numër i madh deputetesh kanë kundërshtuar ministrin e financave, për nismën që parashikon heqjen e akcizës për pijet energjike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00