Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me pozicionin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është dënuar në Itali me 7 vjet për trafik droge, por sipas opozitës ka ndryshuar emrin dhe fshihet në Shqipëri për t’iu shmangur ekstradimit.

Sipas Shehajt, dorëheqja e Xhafajt është e pashmangshme.

Ne rast arrestimi të Agron Xhafes, do ishte e papranueshme që Fatmir Xhafaj të jetë ministër dhe i vëllai në burg në pritje të ekstradimit. Në rastin e mos arrestimit, ministri i brendshëm do humbiste çdo lloj besueshmerie në Shqipëri dhe me ndërkombëtarët. Ne secilin rast, Xhafaj duhet te jape dorëheqjen.

Agron Shehaj, deputet i PD