Presidenti, deputeti Gështenja në Report Tv: Do të jetë njeri i besuar i Ramës! PD do të ridepozitojë kërkesën për komision hetimor për investimet strategjike

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, në Report-Tv, foli rreth përpjekjeve të grupit parlamentar në zgjedhjen e presidentit të ri si dhe çfarë pritet në raundin e 4-të.

“Kishte një marrëveshje dhe e prishi mazhoranca, megjithëse Partia Demokratike e ka detyrim kushtetues të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, ne bëmë përpjeke maksimale, si grup parlamentar, si parti demokratike bashkë me pjesën tjetër të opozitës, pasi votat nuk i kishim. Ne vendosëm disa piketa, kushte të cilat sikurse u njohën dhe në media , u dakordësuan dhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në momentin që ne propozuam 8 figura, apo 6 që ngelën, ato nuk kishin asnjë mundësi të nxirrnin atë që donin ato, pasi ishin figurë dinjitoze. Mbetën 6 emra, nëse do të kishte vullnet real nga mazhoranca, ajo të zgjidhte një nga këto emra, megjithëse ne nuk duhet t’i ikim proceseve, duhet të marrë fund ikja nga tavolina, apo bojkoti”, tha Gështenja.

Raundi i 4-të për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet ditën e shtunë, sipas Gështenjës mazhoranca do ta zgjedhë vetë  dhe i zgjedhuri do të jetë një person i besuar i Edi Ramës, pasi sipas Gështenjës Rama i ka numrat dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ia japin këtë mundësi.

Gështenja foli gjithashtu dhe rreth situatës në PD, në një kohë që është zgjedhur dhe Kryesia e re.

“ E vetmja gjë e cila nuk duhet të ndodhte është kuvendi i prillit. E deklaroj përsëri sepse unë vazhdojë të mbetem pjesë e partisë demokratike pavarësisht se kush e mrr drejtimin. Unë njohë partinë zyrtare. Vendimi i Gjykatës do të ketë ndikim, edhe në ktë situatë jemi për shkak të një vendimi gjykate  që nuk është final. Demokratët janë të lodhur. Unë jam në kontakt të përditshëm me demokratët, strukturat, në zonjat që mbuloj Prenjas, Librazhd, në njësinë nr.7. Nuk është pak 9 vjet opozitë. Demokratët duhet të ndryshojnë objektiv. Objektivi është Rama, jo luftë me njëri-tjetrin”, u shpreh deputeti Gështenja.

Lidhur me kërkesën e deputetëve të grupit paralmentar për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet stategjike, Gështenja tha se pavarësisht se Kolegji i Kryetarëve e ka rrëzuar kërkesën, grupi paralmentar do të bëjë  të gjitha përpjekjet e tij për sigurimin e 35 firmave të nevojshme.

“Një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar , prej 9 deputetëve kërkuan ngritjen e një komisioni të posaçëm për marrjen e informacioneve rreth investimeve strategjike, u refuzua nga mazhoranca, komisioni i posaçëm kishte nevojë për një komision hetimor i cili kërkonte 35 firma , i cili tani është i mundur, ka një tërheqje të zotit Dukës, pasi sipas tij komisioni duhet në parim mbi zbatueshmërinë e ligjit dhe jo në persona konkret. Kolegji i Kryetarëve ka vepruar në kundërshtim dje, e ka rrëzuar kërkesën, për të marrë dhe njëherë firmat. Në të gjitha format ne do t’i rimarrim dhe njëherë firmat. Investitorët strategjik duhet të jenë seriozë, shohim investitorë apo identitet , pa pasur licenca, pa pasur pas garanci financiar, janë mbi 50 vendime, duam të shohim zbatimin e ligjshmërisë”, tha Gështenja.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër