Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë

Tiranë-Deputeti i PD-së Asllan Dogjani u paraqit ditën e sotme sërisht në SPAK. Pas daljes ai mbajti edhe një prononcin me gazetarët, teksa u shpreh se është thirrur për një shtëpi për mosdeklarim pasurie.

'Kam bërë një kallëzim ndaj ish ndërtuesit që ka ndërtuar pallatin tonën, në vitin 2006 pamë që ai po legalizonte kopshtin publik. Po ai jo vetëm që ka legalizuar kopshtin por edhe ka zaptuar pjesë të tjera dhe ne s’kemi ku të hyjmë në pallat. Kemi bërë ankes dhe kallëzime dhe asnjë reagim, ai vijon që ta mbaj të pushtuar oborrin e pallatit. Ai njeri ka mashtruar shumë njerëz. Ka mashtruar edhe një burrë të vjetër, i ka marr lekë dhe sja jep. Ai më bënë kallëzim mua për shpinë dhe SPAK fillon kallëzimin për mosdeklarimin e pasurisë. Unë jam person nën hetim për shtëpinë', tha ai. 

Deputeti është në hetim pasuror, teksa më 4 nëntor për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime për shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.

Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keno: 21/11/2024 15:47

    Ik ore malok u I mutit. Kush I ha me genjeshtrat alla Sali. Do e hash mire tullumin po he. Pse vete ne Spak kur te therret n.q.s e ka krijuar Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?