Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi u paraqit paraditen e kësaj të marte në SPAK. Ai qëndroi brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për rreth 1 orë e 15 minuta, ku u mor në pyetje dyshuar lidhur me një denoncim të bërë nga demokrati Arben Ristani.

Pas daljes nga SPAK, Tërmet Peçi ka thënë vetëm “te fala Ristanit” ndërsa nuk ka pranuar të japë më tepër detaje për çështjen për të cilën ka dhënë deklarata. Kjo deklaratë e tij dyshohet se ka të bëjë me një kallëzim që Ristani mund të ketë depozituar në Prokurori lidhur me shpërdorimin e fondeve të IPARD nga ish-kryebashkiaku i Tepelenës,

Dyshohet se Ristani ka kallëzuar Peçi lidhur me shpërdorimin e fondeve e IPARD.

Peçi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Tepelenës pasi kandidoi më 11 maj për deputet.