
Deputeti Bledjon Nallbati gjithashtu është shprehur kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar komisionet e posaçme, atë të Zgjedhores dhe Territoriales. Në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura, Nallbati ka thënë se nëse bojkotohen komisionet, atëherë duhet që PD të mos shkojë as në parlament.
“Jemi bërë si filmi 'Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë', shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë qe Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjedhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat, duhet të ndajmë mendjen”, tha Nallbati, raporton gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.
Lajmi kryesor:
Deklaroi bojkotin te ‘Territorialja’, Berisha sprapset pas presionit të deputetëve! Boçi: Do marrim pjesë në Komision! Report Tv zbardh debatet në mbledhjen e grupit










