‘Energji me fasha në shtator’, PD: Qeveria dështoi! Sula: Kemi burime për të mos u varur nga tregu i jashtëm! Rekord i ri, 1 megavat kushton deri në 803 euro

Rikthimi i fashave të energjisë elektrike për Partinë Demokratike është dëshmi e dështimit të qeverisë. Si pasojë e krizës së energjisë elektrike qeveria ka paralajmëruar se në vjeshtë të gjitha familjet që do të konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj, do ta paguajnë energjinë me çmim tregu dhe jo me 9.5 lekë si familjarët e tjerë.

Ky paralajmërim i qeverisë sipas deputetit të PD-së Dash Sula, zbraz më shumë xhepat e qytetarëve, pasi janë 230 mijë familje që do të bëhen pjesë e kësaj skeme.

“Të gjitha të dhënat tregojnë për dështimin e menaxhimit nga ana e qeverisë. Ndaj dështimin e tyre nuk duhet ta paguajnë qytetarët të cilët çdo ditë e më shumë po varfërohen dhe nuk po kanë mundësi të blejnë ushqimet bazë por, duhet ta paguajnë ata që kane dështuar mbase edhe me qëllim në administrimin e rezervave hidrike”, shkruan deputeti i PD.

Sipas Sulës, Shqipëria po vuan për shkak të dështimit të institucioneve, pasi pavarësisht se në botë ka një krizë të energjisë elektrike, Shqipëria ka burime për të siguruar autonomi nga tregu i jashtëm.

Duke ju referuar prodhimit të vitit të kaluar ku sistemi energjetik shqiptar prodhoi gjithsej 8,962 gigavat nga 8,415 gigavat që ishte konsumi, Sula thotë se ka pasur prodhim të lartë energjie edhe pse vjet ishte thatësirë, por bilanci është katastrofik për shkak se është shitur energji me çmim minimal.

“Kemi shpenzuar qindra miliona euro për të blerë energji. Kjo është pasojë e keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore. Në një vit të thatë si 2021 Shqipëria ka shitur energji elektrike me çmim shumë të lirë. Gjatë 2021 ne kemi shitur energji elektrike me çmim nga 50 deri në 150 euro për megavat në një kohë që kur dilnim në bursë e blinim me 300-400-500 euro/megavat”, thotë Sula.

Ndërsa uljen e nivelit të kaskadës së Fierzës, deputeti i PD e konsideron skandal. Për të gjitha këto pretendime të ngritura Dash Sula thotë se duhet të ketë një hetim nga ana e prokurorisë për këtë keqmenaxhim të situatës.

Nga ana tjetër kriza energjetike, duket se ende nuk ka arritur kulmin e saj, pasi bazuar në çmimet e përditësuara të bursës ndërkombëtare të energjisë, 1 megavat sot kushton mesatarisht 625 euro, ndërsa më datë 26 gusht do të arrijë 708.98 euro për megavat, që janë vlerat më të larta historike. Ndërsa në momentet pik ku kërkesa është në kulm, çmimi do arrijë mbi 803 euro për megavat.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 25/08/2022 13:47

    Te hetohete per cmimi energjise qe ne kohen nano meta deri sote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës