Deputeti Taulant Balla feston me
fëmijët me aftësi ndryshe, Librazhd

Deputeti Taulant Balla feston me<br />fëmijët me aftësi ndryshe, Librazhd
Taulant Balla, deputeti i Partisë Socialiste ka qenë sot në Qendrën Ditore të Fëmijëve me aftësi të kufizuara në Librazhd, në kuadër të aktiviteteve festive që po realizohen me rastin e festave të fundvitit.

Në bashkëpunim edhe me shoqatën e Konsujve të Nderit Tiranë, Balla ka vijuar misionin për të mbështetur shtresat në nevojë duke krijuar një kend rekreativ për fëmijët me aftësi të kufizuar në këtë qendër në këtë qytet.

Investimi i Shoqatës së Konsujve të nderit i ka dhënë ngjyra kopshtit, por edhe buzëqeshje këtyre fëmijëve, të cilët morën një dhuratë të veçantë për festat e fundivitit.

Deputeti Taulant Balla në këtë takim u shpreh se ky është një fillim i mbarë për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Ky është një fillim i mbarë dhe unë besoj se me zotin Ndroqi dhe me zonjën Çela pra me Shoqatën e Konsujve të Nderit mund të kemi edhe projekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Faleminderit dhe gëzuar” ka thënë ai.
 
Kryetari i Bashkise se Librazhdit, Kastriot Gurra ka shtuar se, Bashkia do të shtojë fondin në dispozicion të trajtimit të këtyre fëmijëve nga ekspertë të fushës.

Do të përpiqemi të rrisim edhe fondin dhe meqë jemi këtu do të doja shumë tju falenderoja për investimin dhe kontributin që keni dhënë. Ashtu sikurse do tju ftoja që në të ardhmen të shihni mundësi të tjera bashkëpunimi sepse gjithmonë ka nevojë për kontribut dhe për një përkujdesje më të madhe ndaj këtyre shtresave sociale” ka thënë ai.
Në qendren e hapur 13 vite me parë, trajtohen 15 fëmijë të cilët vuajnë nga problem të ndryshme.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)