Deputetja e PD kallëzon Shullazin:
Më kërcënoi mua e kryetarin Basha

Deputetja e PD kallëzon Shullazin:<br />Më kërcënoi mua e kryetarin Basha
TIRANE- Në kulmin e misterit mbi pozicionin e Emiljano Shullazin dhe shokun e tij Gilmando Dani, në atentatit e 5 janarit 2015 tek vendi i quajtur “Qafë Kashar” dhe akuzave mes PS dhe PD për lirimin nga policia të Shullazit, vetë ky i fundit me sa duket ka zgjedhur të reagojë, duke i dërguar një mesazh kërcënues kreut të PD, Lulzim Basha.

Mesazhi nuk ka qenë në telefon dhe as me letër, por nëpërmjet deputetes së PD Voltana Ademi, e cila teksa ndodhej në një prej kafeneve të kryeqytetit pranë saj është afruar një person duke iu prezantuar se quhej Emiljano Shullazi. Siç ka treguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputetja e PD ndodhej nën shoqërinë e një shoqes së saj, në momentin kur Emiljano Shullazi sipas saj i ka deklaruar:”…jam Emiljano Shullazi dhe kam një mesazh. I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq.

Të mos më përmendë më emrin…”. Në fakt ky mesazh është “transportuar” menjëherë nga deputetja Ademi në veshin e kreut të PD Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme urdhëroi të nxirrte Arben Ristanin në konferencë shtypi, duke pohuar se kryeopozitari ishte kërcënuar nga Shullazi dhe se ndihej realisht i kërcënuar.

Kallëzimi në prokurori
Thuajse në të njëjtën orë kur Arben Ristani ka bërë të ditur lajmin për kërcënimin e Lulzim Bashës nga Emiljano Shullazi, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka qënë duke bërë kallëzim penal kundët shetasit Emiljano Shullazi. Deputetja Ademi, ka kryer fillimisht një takim me drejtuesin e kësaj prokurorie Eugen Becin, dhe pasi e ka njohur këtë të fundit me situatën që i kishte ndodhur me Emiljano Shullazin, ka kryer kallëzimin me letër përpara një oficeri të policisë.

Në pyetje për këtë ngjarje pritet të merret dhe shoqja e deputetes Ademi, e cila ka qenë prezente në tavolinë në momentin kur Emiljano Shullazi është afruar në tavolin e tyre dhe i ka lënë mesazhin kërcënues për kryeopozitarin Lulzim Basha. Hetimet për këtë ngjarje janë rregjistruar për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për të kryer, apo mos kryer, një veprim të caktuar”.

Pyetja e Shullazit
Mes personave që do meren në pyetje sipas burimeve të prokurorisë është dhe i kallëzuari Emiljano Shullazi dhe tre shokët e tij, që ndodheshin në lokal me të. Vetë deputetja Ademi, ka treguar se Shullazi pas dhënies së mesazhit kërcënues është drejtuar tek një tavolinë ku qëndronin dhe tre djem tëg tjerë, të cilët ajo nuk i njihte.

Mbrojtja
Nga ana e ministrisë së Brendshme janë marrë masa për sigurinë e deputetes së PD Voltana Ademi, ku efektivë të repartit RESI, janë vënë në shërbim në banesën e saj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë