TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj Emiljano Shullazit, pasi shprehet se ka marrë kërcënim nga ana e Shullazit.
Burime nga Prokuroria për televizionin A1 Report, bëjnë të ditur këtë fakt duke u shprehur se deputetja e PD, ka dorëzuar kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku sipas saj, Shullazi e ka kërcënuar atë dhe kreun e PD, në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Menjëherë pas kësaj, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thërritur në një takim urgjent Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didin, dhe drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Burime për A1 Report, bëjnë të ditura se Llalla ka kërkuar nga krerët e lartë të policisë së shtetit, mbrojtjen e deputetes Voltana Ademi.
Ndërkohë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka bërë kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, lidhur me akuzat e këtij të fundit, se me mbështetjen e kryeministrit, Emiljano Shullazi ka kërcënuar kreun e PD, Lulzim Basha.
Sipas Ramës, duke i cilësuar deklaratat e Ristanit shpifje, ka kërkuar nga ana e zyrtarëve të opozitës të paraqesin prova, ose në të kundërt do të duhet të përballen me ligjin.
Një ditë më parë, për të njëjtat akuza, Rama kallëzoi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO