Deputetja e PD: Në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë! Ndihmat shpërndahen sipas ngjyrave të partisë

Deputetja e PD:  Në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë! Ndihmat shpërndahen sipas ngjyrave të partisë

SHIJAK- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka lënë në harresë Shijakun, një nga qytetet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në reagimin e saj, Çupi deklaron se në këtë qytet po bëhet ndarja e ndihmave sipas ngjyrimeve politike, kur ndër të tjera thekson se ndonëse këtyre familjeve u është shpallur shtëpia e pabanueshme, faturat e energjisë vijojnë t'u dërgohen si normalisht.

"Në Shijak, ku tërmeti nuk është ndjerë vetëm si fatkeqësi natyrore, pasi  këtu vazhdon edhe tërmeti qeverisës. 20 pallate të dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për t'u shembur. Asnjë informacion çfarë do të bëhet me këto familje. Qeveria që dërgon faturat e energjisë elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqërore pranë bizneseve si në situatë normale.

Ndarjet e ndihmave preferenciale sipas përkatësisë politike.  Kjo është situata në Shijak dhe në çdo qytet që i preku tërmeti. Besimin zero te qeveria dhe pa shpresë për zgjidhje. Propozimet e Partisë Demokratike për lehtësirat fiskale të biznesit në këtë periudhë dhe 5 pikat konkrete është shpresa e afërt e qytetarëve të Shijakut", deklaron Çupi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 15/12/2019 17:52

    Po kjo eshte "deputete" tani aq sa eshte lepurushi im na shkrite ju te shqiptare, keta e dhje. e deputetllikun sic bene me PD.

    Përgjigju
  • yyy: 15/12/2019 17:17

    Merruni me budallalleqe o fshatare injorante

    Përgjigju
  • Dep: 15/12/2019 15:53

    Turp Turp genjeshtare siç keni edhe partine.me ne krye shkaterruesin e shqiperise kriminelin Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore