Deputetja dhe zv.presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ishte pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit në Uashington të Shteteve të Bashkuara, ku u mblodhën udhëheqës politikë, fetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme.

Sipas saj, aktiviteti shërbeu si një moment reflektimi dhe frymëzimi, duke vënë theksin te vlerat e përbashkëta dhe roli i besimit në përballimin e sfidave globale.

Fjalimi kryesor u mbajt nga president Donald Trump, i cili, sipas Xhixhos, përcolli mesazhin se besimi, uniteti dhe bashkëpunimi janë kyçe për të përballuar sfidat me të cilat përballet bota sot.

Në reagimin e saj pas ceremonisë, Xhixho theksoi se prania mes liderëve nga e gjithë bota përforcoi bindjen se ndarja e vlerave të përbashkëta dhe shpresa për të ardhmen ndihmojnë në ndërtimin e urave më të forta dhe një bote më të mirë për brezat që vijnë.

"Ishte një nder i veçantë të isha pjesë e eventit vjetor të Mëngjesit të Lutjeve, një moment reflektimi dhe frymëzimi të thellë. Fjalimi kryesor i mbajtur nga Presidenti Donald J. Trump përcolli te të gjithë pjesëmarrësit mesazhin se besimi, uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi për përballimin e sfidave globale. Mes udhëheqësve politikë, fetarë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga e gjithë bota, u përforcua bindja se, kur ndajmë vlera të përbashkëta dhe shpresë për të ardhmen, mund të ndërtojmë ura më të forta dhe një botë më të mirë për brezat që vijnë" shkroi Xhixho në Facebook