Derbi dhuron spektakël, por jo
gola, Partizanin e ndalin shtyllat

Derbi dhuron spektakël, por jo<br />gola, Partizanin e ndalin shtyllat
Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i 146 mes Partizanit dhe Tiranës që u zhvillua në ‘Elbasan Arena’.
 
Ndeshja mes dy ekipeve të kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione pa fund në fushë dhe në tribun nga tifozët, por goli mungoi duke bërë që rivalët e vjetër të ndanin pikët.
 
Kështu Partizani vazhdon serinë e rezultateve pozitive në derbi duke mos e njohur humbjen, ndërsa Tirana nuk e thyen mallkimin duke mos mundur të fitojë sërish ndaj të kuqve, ndërsa siguroi barazimin e 4 radhazi këtë edicion në kampionat.
 
Për t’u kthyer te kronika, ndeshja ishte e mbushur me mjaft raste për shënim nga të dy ekipet si pasojë e lojës së hapur nga të dy ekipet.
 
Tirana krijoi shumë raste për të shënuar me Merveille, Moises dhe Edeh, por Alban Hoxha shpëtoi Partizanin nga goli.
 
Për të kuqtë rastin më të mirë e kishte argjentinasi Torasa, por u ndal nga shtylla. Ndeshja u ndërpre për 2 minuta në të 61’ për shkak të hedhjes së fishekëzjarrëve në fushë, por incidente nuk u regjistruan.
 
Pas javës së katërt Partizani ndodhet në vendin e 2 me 8 pikë, ndërsa Tirana në vendin e 6 me 4 pikë. 

 
 
Zhvillimet minutë pas minute për derbin
 
90’+4’ Mbyllet ndeshja Partizani- Tirana 0-0

90+1’ Tension mes Takut dhe Torasës, dy ekipet qetësojnë lojtarët.
 
90’ Gjyqtari jep 6 minuta shtesë, pasi pati disa ndërprerje loje.

80’ Dy ekipet kontrollojnë lojën me qetësi dhe presin gabimet për të shënuar golin e fitores.

63’ Goditje dënimi për Partizanin, gjuan Batha, largon mbrojtja e Tiranës topin nga zona.
 
59’ Gjyqtari Jorgji ndërpret ndeshjen për 2 minuta për shkak të fishekëzjarreve të hedhura në fushë.
 derbi kryeqytetas
57’ Torasa shmang dy kundërshtarë dhe lëshon një gjuajtje nga distanca që ndalet nga shtylla.

56’ Emiljano Vila lëshon një preshë nga mesfusha në drejtim të portës së Likës, por sfera përfundon disa metra larg kuadratit. 

50’ Bie ritmi i lojës në krahasim me pjesën e parë. Dy ekipet e nisin qetë pjesën e dytë.
 
45’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes në Elbasan 

45’ Përfundon pjesa e parë Partizani 0-0 Tirana
 
44’ Merveille zbret sërish shpejt nga krahët, por pasimi për Edeh nuk është i saktë duke humbur një tjetër rast.
 
40’
Goditje këndi për Partizanin, mbrojtja bardheblu largon topi, Torasa gjuan, por topi devijohet sërish nga Tirana. 

33’ Batha rrëzohet në zonën e Tiranës dhe pretendon penallti, por arbitri Jorgji vazhdon lojën.

30’ Edeh humbet një tjetër rast të pastër për të shënuar për bardheblutë, pasi i vetëm përballë Alban Hoxhës nuk shënon, ndërsa tenton edhe Merveille, por kapiteni i të kuqve nuk lejon prekjen e rrjetës.
 
17’ Torasa provon nga jashtë zone me një gjuajtje të fuqishme, por portieri i Tiranës grushton duke nxjerrë topin nga këndi.
 
15’ Moises ka rastin më të mirë për të shënuar për Tiranën, por ballë për ballë portierin Hoxha nuk përfiton duke humbur shansin.
 
10’ Tirana e nis mirë ndeshjen duke tentuar të zbresë me kundër sulme, por Partizani mbrohet mirë. 

19:00 Nis ndeshja Partizani-Tirana në Elbasan 

18:30 Formacionet zyrtare
PARTIZANI/ Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda, Kalarai, Bertoni, Vila, Trashi, Batha, Torasa, Ekuban. Trajner:  Adolfo Sormani
 
TIRANA/ Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Merveille, Moises, Edeh. Trajner: Ilir Daja

18:45 Ironia e tifozëve të Partizanit për Tiranën dhe Skënderbeun
partizani reciton per tiranen e skenderbeun
18:29 Tifozët e Partizanit në 'Elbasan Arena'
Partizani
Partizani
18:28 Tifozët e Tiranës mbushin stadiumin ‘Elbasan Arena’, gati për ndeshjen 
Tirana


18:20 Tirana ka bërë nxemjen e fundit para derbit në Elbasan
Tirana
17:30 Statistikat favorizojnë Partizanin
Në 145 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Partizani ka arritur 60 fitore, Tirana ka fituar 40 dhe 45 kanë përfunduar në barazim.

16:15 Daja: Ka ardhur koha të fitojë Tirana
Ilir Daja ka lëshuar sfidën duke deklaruar se ky është moment i duhur që të fitojë skuadra e tij.
 
“Lojtarët kanë punuar dhe duhet ta interpretojnë këtë si ndeshjen e radhës edhe pse ndaj Partizanit mbetet një sfidë e veçantë. Do të kërkojmë të kënaqim tifozët tanë”tha ai.

16:10 Sormani: Rivalitet historik, dua derbin e parë
Adolfo Sormani luan derbin e tij të parë në krye të Partizanit. Një ndeshje që sipas trajnerit duhet fituar për tifozët, por mbi të gjitha për ambiciet e të kuqve në kampionat.
 
E kam të qartë rëndësinë e kësaj ndeshje. Si në të gjithë botën, edhe në këtë derbi ekziston një rivalitet historik.
 
Është një ndeshje e fortë dhe e zjarrtë, por për mënyrën sesi unë e kuptoj futbollin, gjithçka duhet të mbetet gjithmonë në aspektin sportiv.

Dëshirojmë tu japim tifozëve tanë kënaqësinë që kërkojnë, por mbi të gjitha duhet të mendojmë të fitojmë për vetë synimet që kemi në kampionat
”, tha trajneri i Partizanit.
 
16:05 Derbi, 300 policë në dispozicion në Elbasan
Ndeshja luhet në Elbasan ku policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e takimit. 300 policë dhe FNSH do të jenë në dispozicion për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes. 


16:00 Tirana: Në Elbasan ka ende bileta për derbin
Tirana


15:30 Tifozët e kuq nisen për në Elbasan
partizani
partizani
partizani




dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin