'Do të bëhej kasaphanë...'/ Baku e Kona në Report Tv dënojnë dhunën në derbi, Trashi: Të merren masa për banderolën (VD)

Derbi kryeqytetas i luajtur ditën e djeshme mes Tiranës dhe Partizanit vijon të sjellë debate dhe reagime të forta për episodet që ndodhën para ndeshjes dhe gjatë 90 minutave lojë.

Të ftuar në studion e Report Tv për të komentuar këto episode kanë qenë gazetarët sportivë, Ervin Baku dhe Tami Kona. Përveç lojës së 'zjarrtë' që u bë në fushë ku Partizani fitoi për të disatën herë ndaj Tiranës me rezultat 1-2, gazetarët kanë komentuar edhe dhunën e ndodhur në stadium.

Sipas Bakut ajo çka ndodhi aty mund të ishte shëndrruar në një kasaphanë nëse nuk do të ndërhynte policia. I të njëjtit mendim ka qenë edhe gazetari Kona i cili ka thënë se ngjarje të tilla janë të turpshme dhe nuk duhet të përsëriten në një ndeshje futbolli.

"Nëse nuk do të ndërhynte policia do të bëhej kasaphanë. Kishte jë tel elektrik që në tribunën e Partizanit të shpërthenin kapsolla. Është bërë kontrolli edhe nga policia. Futbolli nuk është luftë. Në mes të Tiranës vijojmë akoma me këto mentalitet." ka thënë Baku ndër të tjera.

Po ashtu temë e nxehtë diskutimi ka qenë banderola e ngritur nga tifozët e Tiranës ku shfaqeshin dy persona të varur dhe me një yllë në shpinë. Ky gjest sipas gazetarëve i ka kaluar limitet dhe duhet të merren masa për të mos u përsëritur.

Po kështu në një lidhje telefonike për Report Tv ka reaguar edhe mbrojtësi i i Partizanit Lorenc Trashi i ka cili ka thënë se për banderolën duhet të merren masa nga klubi i Tiranës por edhe nga instancat përkatëse, pasi sipas tij ishte një episod i turpshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Baku dhe Kona në Report Tv komentojnë për dhunën në stadium: Duhet të marrë fund, kjo mund të jetë zgjidhja

Gazetari sportiv, Ervin Baku së bashku me Tami Konën kanë dhënë një mesazh për sa i përket skenave të dhunës që u krijuan pak para ndeshjes Tirana -Partizani.

Kona ka thënë se ditët e sotme kemi dhunë kudo dhe është e pamjaftueshme që të thuhet ndal dhunës. Megjithatë ai ka dhënë mesazhin e tij  duke thënë se dhuna në futboll nuk është e hijshme dhe duhet të ndalet.

Ndërsa për sa i përket Bakut, mesazhi i tij për këtë çështje, ka dhënë edhe një zgjidhje të mundshme që dy klubet të zgjedhin keqkuptimet dhe inatin mes tyre.

Sipas Bakut ë dy tifozeritë duhet të nxjerrin nga një përfaqësues dhe duhet të ulen për të qetësuar gjakrat.

"Dhuna është bërë sepse ne shikojmë dhunë gjithandej, në mitingje në familje. Dhe për të thënë stop është një mesazh...qe kjo nuk mjafton. Ne të sportit e kemi diçka tjetër, kur shkon në stadium jashtë me familjen, nuk quhet ndeshje për 90 minuta, do argëtohemi me shumë gjëra. Që nga njerëzit, por në një derbi sa hyn do ta shikosh. Stop dhunës në stadium " ka thënë Kona

Ndërsa Baku ka deklaruar: Të bashkohen dy tifozeritë të zgjedhin dy përfaqësuesit e tyre. Dhe mes tyre ti zgjedhin problemet. Ti jepet fund antagonizmit që janë kthyer në armiq.  Nuk shohin njerëzit për probleme por zihen për një ndeshje futbolli"

Ora 16:27
Banderola me varje/ Lojtari i Partizanit reagon për Report Tv, Trashi: Duhet të merren masa

Debate të forta pas derbit të Tiranës dhe Partizanit ka sjellë një banderolë e shpalosur nga tifozët e klubit të Tiranës, ku shiheshin dy persona të varur të cilët kishin një yll mbrapa shpinës.

Kjo banderolë u drejtohej tifozëve të Partizanit, pasi rivaliteti ka kaluar  caqet.

Për të komentuar këtë banderol për Report Tv ka reaguar edhe lojtari i Partizanit Lorenc Trashi i cili ka thënë se kjo banderol ishte e turpshme.

"Partizani. Kemi bërë një paraqitje të mirë. Ne me kalimin e kohës do të japim maksimumin tonë.  Banderola, E Kam parë pas ndeshjes. Nuk e kam vënë re. Është banderolë që duhet të merren masa është e papranueshme të ndodhi kjo" ka thënë Trashi.

Ora 16:24
Baku dhe Kona: Po të mos ndërhynte policia do bëhej kasaphanë në Derbi, kishte tela elektrik

Për sa i përket dhunës në stadium Gazetari Baku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia pak para ndeshje do të kishte ndodhur një kasaphanë.

"Nëse nuk do të ndërhynte policia do të bëhej kasaphanë. Kishte një tel elektrik që në tribunën e Partizanit të shpërthenin kapsolla. Është bërë kontrolli edhe nga policia.  Duhet të therriste gjyqtarin Është turp. Futbolli nuk është luftë. Në mes të Tiranës vijojmë akoma me këto mentalitet." ka thënë Baku.

Kundër kësaj parulle ka dalë edhe gazetari Kona ku ka thënë se policia dhe stjuartët duhet të kontrollonin dhe të mos e lejonin të hynte brenda stadiumit.

"Kjo i tejkalon limitet. Nuk e dimë për kë ishte. Me varje.." ka thënë Kona.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për Elisabeta Imerajn! Yuri Kim thirrje për mediat: Koha për të treguar guxim dhe integritet