Derbi i kryeqytetit në Elbasan
Daja: Momenti të fitojë Tirana

Ndizet atmosfera e derbit të kryeqytetit. Partizani-Tirana për herë të parë nuk do të luhet në Tiranë, por në “Elbasan Arena” të dielën në orën 19:00. Të kuqtë që janë edhe pritës kanë mbyllur përgatitjet në kryeqytet dhe natën para ndeshjes do e kalojnë në Elbasan.

Skuadra ka udhëtuar e plotë me përjashtim të mbrojtësit Malota dhe është gati për ndeshjen me bardheblutë. Edhe në kampin e Tiranës atmosfera është positive dhe trajneri Ilir Daja ka lëshuar sfiden duke deklaruar se ky është moment I duhur që të fitojë skuadra e tij.

Ndeshja luhet në Elbasan ku policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e takimit, ndërsa biletat kanë avulluar dhe pritet një numër i madh tifozësh.

Të shtunën janë luajtur edhe 4 ndeshjet e javës së katërt të Superligës, ku ka pasur një krizë goli. Tre ndeshje, Korabi-Vllaznia, Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Kukesi kanë përfunduar pa gola. Vetëm Skënderbeu ka mundur të fitojë duke mposhtur 1-0 Luftëtarin.

tirana partizani
(Lojtarët e Partizanit lënë kryeqytetin, nisen drejt Elbasanit)

tirana partizani
(Lojtarët e Tiranës gjatë një seanca stërvitore)

Superliga, rezultatet e javës së 4-ët

Korabi-Vllazia      0:0

Laçi - Kukësi        0:0

Flamurtari - Teuta   0:0

Skënderbeu - Luftëtari 1:0

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu