Sot ishte caktuar gjyqi i tij por Shullazi, është shoqëruar nga forca të shumta policie për kontroll në një spital privat pasi para disa ditësh, ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Kujtojmë se më datë 10 shkurt Shullazi kreu operacionin.
Seanca ndaj Shullazit ishte e parashikuar sot në orën 13:00, por vlen të theksohet se seancat e tij kanë dështuar plot 11 herë. Njësoj si sot edhe javën e kaluar dërgimi në spital u bë pikërisht ditën e gjyqit.
Shullazi ndodhet në qelitë e paraburgimit bashkë me pjestarët e tjerë të bandës, Blerim Shullazin e Gilmando Danin.
Ata janë arrestuar më 17.04.2016, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, ata akuzohen se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com