Deri në 20 vite burg, ndëshkimi që pret 'piromanët', ja çfarë parashikon Kodi Penal për të gjitha rastet e zjarrvënies 

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse prokuroria, në bashkëpunim me policinë, do të provojë para gjykatës përgjegjësinë e tyre si zjarrvënës të qëllimshëm, ata do të kalojnë një pjesë të jetës prapa hekurave. 

Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. 

Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zvjarrvënien e qëllimisht, por edhe nga pakujdesia. Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Kur zjarri nga pakujdesia ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patriot: 10/08/2021 17:59

    Edhe 20 vjet I kane pak. Sa denohesh per terrorizem? Keta dhe ata qe I urdherojne nuk jane gje tjeter perveçse terroriste!

    Përgjigju
  • XXX: 10/08/2021 16:58

    Mos beni gam gam kot e ti nxjerrin nga burgu pas 2 muajsh gjyqtaret e korruptuar. Beji shembull, denojini ne gjyq publik me nga 20 vjet pastaj beni gam gam.

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2021 14:07

    Duhet ti ndeshkoni ne rast se provoni qe jane fajtor me denimin maksimal , pastaj do ti shikoj trimat une se ku jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite