Kush nuk e ka një dëshirë për vitin që po vjen? I madh apo i vogël, kush është ai që nuk tenton të shprehë një dëshirë që kërkon t'i bëhet realitet. Me besim apo jo tek babagjyshi, kush do t'i shpëtonte tundimit për të shkruar disa radhë në librin e dëshirave? Edhe më skeptikët do të ishin afruar dhe do të kishin shprehur nga një dëshirë… sidomos nëse do të kishin mundësinë konkrete për ta bërë një gjë të tillë.
Libri i Dëshirave
Shtëpia e Santës, ose e babagjyshit të vitit të ri, sic janë mësuar ta quajnë shqiptarët, është ngritur në lulishten para TEatrit kombëtar të Kukullave nga kompania Coca Cola . Në fushën thuajse të zbrazët, që në historinë e saj njihet si sheshi i kambistëve dhe më pas si lulishtja e luleve, pranë një shishe gjigande të pijes së njohur, bie në sy shtëpiza festive, ku në orare të ndryshme të ditës, herë mbushet plot e herë kalon disa çaste pushimi, por pa e mbyllur asnjëherë derën për kureshtarët dhe të gjithë ata që duan të prekin pak dekor festiv dhe të fotografojnë. Por ç'është më e rëndësishmja në këtë atmosferë shtëpiza ofron edhe një mundësi për të shprehur një dëshirë, për vitin që po vjen. Po, një dëshirë, në një libër të madh të quajtur "Libri I dëshirave" ku fletët tashmë janë mbushur plot e përplot me shkrime të ndryshme, shpesh ndarë me vija rrethuese, si në një parcelë ku ndahen sipërfaqet që të ketë nga pak vend për të gjithë. Nuk mungojnë as zbukurimet e thjeshta si zemra, një fytyrë babagjyshi, shkrime të hapura me kaligrafi të bukur…. Të tjerë kanë preferuar të shkruajnë më ngushtë..
Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 28 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 28 dhjetor 2012(ad.ti/shqiptarja.com)