Rrëfimi i 30-vjeçarës pas 'luftës' në apartament: Haxholli vrasës i 2 policëve grekë! I drejtoi armën djalit tim, vetë e kërkoi. Bledar Toçi të ngrihet në detyrë

KAVAJË - Me djalin e madh 14-vjeç që e shoqëronte, Marsida Qatja është kthyer në banesën e saj në lagjen numër 2 në Kavajë, ku ndodhi një natë më parë krimi që i mori jetën Dritan Haxhollit, me të cilin ajo mohon para mediave të ketë pasur raport intim, dhe u plagos shefi i sigurisë së brendshme në Portin e Durrësit, Bledar Toci.

Nga hekurat e dritares së shtëpisë që u kthye në një skenë lufte një ditë më parë në kavajë, Marsida Qatja, 30-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dha të vërtetën e saj para gazetarëve, në lidhje me 41-vjeçarin Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë nga shoku i saj, shef i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, brenda apartamentit të saj. Marsida Qatja, bashkëshorti i së cilës prej 2 vitesh e gjysmë ndodhet në burg në Gjermani, tha se nuk ka pasur asnjëherë lidhje jashtëmarte me Dritan Haxhollin. Ajo tregoi se 41-vjeçari prej kohësh e përndjek, i kërkon të dalë për kafe, e ka kapur për flokësh dhe shtyrë me forcë, ndërsa vazhdimisht e ka kërcënuar me armë në shtëpinë e saj dhe në agjencinë e udhëtimeve që ajo administron në qytetin e Kavajës.

Marsida Qatja thotë se Haxholli ishte në kërkim nga drejtësia greke ku sipas saj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve grek, të cilët sipas saj i kishte hedhur nga kati i 14-të. Në një rrëfim për gazetarët, Marsida kujton skenën e përgjakshme brenda shtëpisë së saj. Ajo thotë se e kishte njoftuar Bledar Toçin të vinte në shtëpinë e saj pasi ndihej e kërcënuar nga 41-vjeçari. Ishte shefi i sigurisë në burgun e Durrësit që i kishte kërkuar të mos ishin vetëm në banesë, për këtë arsye Marsida Qatja tregon se kishte njoftuar edhe fqinjin e saj shumë më të vogël në moshë, Xhuljon, dhe një mik që vetëm sa kishte ardhur t'i sillte diçka në shtëpi. Sipas rrëfimit të saj, Dritan Haxholli ka ardhur me automatik, siç i vinte gjithmonë në dritaren e shtëpisë, dhe se vetë ajo i ka thënë të ngjitet në apartament për tu sqaruar si njerëz. Derën e ka hapur Bledar Toçi, dhe nga sa tregon 30-vjeçarja, ata njiheshin me njëri tjetrin, pasi Haxholli i thirri me emër dhe mbiemër. Kujtojmë se Haxholli kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu për lëndë narkotike dhe drejtim të makinës në gjendje të dehur, dënim që e kishte vuajtur në Durrës ku Toçi është shef i sigurisë së brendshme. Haxholli - thotë Qatja ka qëlluar me automatik, duke e lënë të plagosur në qafë Bledar Toçin, me të cilin ajo thotë se ka marrëdhënie vetëm shoqërore.

Në dëshminë e saj 30-vjeçarja nga Kavaja nxjerr edhe një detaj të rëndë. Skenën e ka parë fëmija i saj, djali vetëm 2-vjeçar dhe sipas saj, Bledar Toçi e ka qëlluar me armë Haxhollin duke e vrarë, vetëm pasi 41-vjeçari i drejtoi armën fëmijës së saj. Haxholli ka qëlluar me një plumb Toçin dhe sipas saj pasi i është drejtuar fëmijës i është bllokuar arma automatike. Ndërsa Bledar Toçi dyshohet të ketë qëlluar 16 herë me armën e tij t shërbimit pistolerë Glock, pasi në vendin e ngjarjes u gjetën 16 gëzhoja të këtij lloji. Marsida Qatja thotë se Bledar Toçi duhet të ngrihet në detyrë pasi i shpëtoi jetën të gjithëve. Fillimisht u raportua se fëmija i saj kishte qenë në gjumë në dhomë në katin e dytë të apartamentit duplex, por edhe pse ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, sot Marsida Qatja thotë se fëmija i saj 2-vjeçar ka qenë në katin e parë dhe se sipas saj Dritan Haxholli ka kërcënuar ta vrasë duke i drejtuar armën. Sot fëmija, është pranë nënës së saj.

Dëshmia e plotë e Marsida Qatjes dhënë për mediat, sot nga apartamenti i saj.

"Na vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin.

Nuk ekzistojnë biletat fiktive. Kam agjenci udhëtimesh, unë vazhdoj punën dhe jam shumë mirë me punën.

E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim nga policia, ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ku është gabimi ynë.

Mirë nuk jam nga mendja, s'jam në gjendje me fol.

Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s'na fut brenda, pse s'na fton për drekë.

Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh.  U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë

Fëmija 2-vjeçar është tek mami. E pa të gjithë ngjarjen, e mora pastaj dola jashtë dhe njoftova policinë. Dritani nuk ka hipur në kat të dytë. Në kat të dytë ka hyrë policia pasi e njoftova dola jashtë dhe nuk mora çelës, dy policë po godisnin derën, i tregova policisë që mund të hipte nga lar. Grilat ishin të gjitha të mbyllura për arsye të Dritanit, se vinte çdo ditë, policia hipi nga kati i dytë, sepse apartamenti është duplex.

Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua.

Unë jam një goc që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë.

Bledari është në spital dhe nuk lejohen takimet. Ka folur Bledari, dëshmia e vërtetë e Bledarit është që shoqja ime më ka kërkuar ndihmë. Unë dhe Bledari, qoftë edhe Dritani, nuk kam qenë asnjëherë vetëm me ta.

E di që do zgjasë për tre ditë, sepse të jetë për opinion i kanë të gjithë në shtëpitë e tyre shumë më të bukura se unë. Më vjen keq për njeriun që iku edhe pse njerëzit po thonë që e meritonte.

Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy policë në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë.

Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë.

Burri ka dy vjet e gjysmë që është brenda. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mirë. Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë.

Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Kam marrë edhe avokat.

Bledari më tha: Marsid do vi unë, me kë je në shtëpi? Me çunin e vogël i thash. Më tha ke ndonjë njeri tjetër që mos të mendojnë keq, mos të jesh vetëm në shtëpi. I thash kam edhe Xhuljon, komshiun, erdhi edhe Eri.  Eri nuk ka lidhje fare, i kërkuam diçka ai erdhi t'na e sillte.

Dritani i ra dritares ku dhe ishim ulur, direkt na tha do ju vras, i thash hajde qetësohu hyrë brenda dhe flasim si njerëz. I tha qenke ti Bledar Toci, e njihte. Bledari i tha çfarë ke me gocën jemi të gjithë familjarë, ti ke fëmijë vet, po t'ia bëjë njeri vajzës tënde, ai u kthye dhe e qëlloi. Pastaj i drejtoi armën fëmijës tim.

Dritani ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë.

Bledari nuk ka ardhur fare me lëndë narkotike, nuk e di se çfarë i është gjetur në banesë, e kemi parë të flasim për punën, sa herë bënim shaka në kafe na thoshte ej jam me uniformë, prit të zhvishem unë të vesh rroba për të dalë dhe jua tregoj unë ju"

Ora 09:54
Tronditet Kavaja, polici vret ish-të dashurin e 30 vjeçares (FOTO)
  • G.M.//Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Pjeter: 12/10/2019 11:05

      Shume e komplikuar si histori.Per standartin e shqiptarit,eshte pak e veshtire koncepti shok shoqe pa patur diçka tjeter ne mes.Gjithsesi,te ikesh per lesh qeni,nuk eshte maksimumi.Ky tipi qe humbi jeten,shkon tek tjetra,i armatosur,per c'fare i duhej arma?Kjo goca kajeten e saj, e te beje ç'te doje,mevjen keq per femijet,mund tja u kursente gjithe kete llahtari,por ky i mjeri, poqi ne nje tjeter babaxhan che i dha ate qe kerkonte.

      Përgjigju
    • Tanush babaxhani: 12/10/2019 05:13

      Kam pare shume filma,,,por Pianecet dhe k,,,,vat as nje here nuke jane vrare,,kjo ka nevoje per nje Vize kolumbjane me shku ne bota e cudirave me lizen,,

      Përgjigju
    • Alb: 11/10/2019 15:05

      Ky ishte njeri version I vertete apo jo nuk e dime versionin tjeter e morri ai qe iku me vete sa keq qe vajza e Vogel ngeli pa baba.... Ngushellime familjes

      Përgjigju
    • Tini: 11/10/2019 14:31

      Mos gjykoni kaq lehtë pa ditur historinë e saktë, aq më tepër që është nënë/bashkëshorte. Po duket se më kollaj ju vjen për të sharë, sesa për të duruar e kuptuar gjërat tamam.

      Përgjigju
    • Shkodra: 11/10/2019 14:16

      Esht fatkeqsi te vritesh per ket njeri,kjo eka vendin

      Përgjigju
    • : 11/10/2019 13:52

      Mama mia cfare bohet me shkaterru jeten per ket lloj baxhelle

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja