Ngjarja e rëndë e shënuar në Fier merr përmasat e një filmi horror nga rrëfimi me detaje që e mitura ka dhënë në polici.
Disa herë abuzimi seksual ka ndodhur në sy nënës ka thënë 12 vjeçarja gjatë rrëfimit përpara oficerëve të policisë gjyqësore dhe në prani të psikologut.
Nga ana e saj vetë 40 vjeçarja me inicialet S.Y.ka pohuar se e ka parë bashkëjetuesin me inicialet Y.H. të kryente marrëdhënie më të miturën.
Të dy bashkëjetuesit përveç kultivimit të kanabisit do të përballen me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ndërsa provat janë të gjitha kundër tyre.
Rrëfimi i 12 vjeçares erdhi në një moment kur ajo u shkëput nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit.
Daja i vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar motrën e tyre për shkak të stilit të saj të jetesës.
Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë.
Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut.
Madje vajza kishte dashur të rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait.
Kur e mitura shkoi për të 40-at e dajës së madh në Mallakastër arriti të tregonte gjithçka.
Të gjitha këto detaje duket se hedhin poshtë cdo aludim për një sajesë nga bashkëjetuesja në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe bashkëjetuesin pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit.
Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa.
Nëna e vajzës që u abuzua për 6 vite ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, ndërsa gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka qëndruar me të atin.
Bashkëjetuesi Y.H dhe gruaja S.Y. u arrestuan para dy ditësh pas denoncimit të vajzës se 52 vjeçari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO