Dëshmitë e mjekëve nga COVID-4: Hapja e këtij spitali lehtësim për ne, shpresë për pacientët (VIDEO)

TIRANË- Pacientët e parë kanë nisur të shtrohen në spitalin COVID-4. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pamje të reja nga ambientet e kësaj godine, teksa sjell edhe dëshmitë e mjekëve. Hapja e këtij spitali, për mjekët, është një lehtësim për punën e tyre, por edhe shpresë për pacientët.

"Këtu vijnë pacient që janë në kushte të përmirësuara, por që kërkojnë një ndjekje, në procesin e rehabilitimit. Stafi mjekësor është gati, është një ekip i trajnuar me eksperiencë nga spitalet COVID-1 dhe COVID-2", tha një nga mjeket.

"Këtu ofrohet shërbim me të gjitha standarde, të gjitha dhomat janë të pajisura me oksigjen dhe monitor. Nëse do kemi përkeqësim të situatës klinike së klientit, kemi dhe shërbimin e reanimacionit", tha një tjetër.

"Kam që në mars që punoj në COVID dhe hapja e COVID-4 është një lehtësim për ne dhe shpresë për të gjithë pacientët", u shpreh infermierja.

COVID-4 u hap më 30 nëntor. Ashtu sikurse e bën të ditur edhe mjekët, ky spital do t'u shërbejë vetëm pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për një trajtim të veçantë pas kalimit të fazës akute. COVID 4, do të presë pacientët e përmirësuar pas trajtimit në 3 spitalet COVID.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet