Gjermania e futbollit dështoi në Kupën e Botës, me ekipin e Hansi Flick që nuk ia doli të kalojë grupet në "Katar 2022". Federata Gjermane e Futbollit ia besoi sërish stolin Flick, me objektivin e qartë për Europianin 2024 që zhvillohet në Gjermani.
Veç besimit për trajnerin, Flick tanimë do ketë edhe pesë legjenda të Gjermanisë në rolin e këshilluesit. Federata ka ngritur një grup pune me Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge, Matthias Sammer, Rudi Völler dhe Oliver Mintzlaff, detyra e të cilëve do të jetë të këshillojnë, mbështesin dhe ndihmojnë Hansi Flick në ekipin kombëtar.