Isco po kërkon të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur pas një periudhe katastrofike te Sevilla në fillim të këtij sezoni. Pas largimit të Julen Lopeteguit në klubin andaluzian, trajneri i ri Jorge Sampaoli, vendosi që Isco të mos ishte në planet e tij për ekipin e parë.
Si rezultat, Isco u grind me zyrtarët e klubit, ku përfshihej edhe drejtori i futbollit Monchi, gjë që bëri që të dyja palët të binin dakord për përfundimin e kontratës së ndërkombëtarit spanjoll me klubin.
Isco tani është në kërkim të një klubi të ri dhe destinacioni i tij i mundshëm duket të jetë Italia. Juventusi ka qenë i lidhur, ashtu si edhe skuadra e sapo promovuar Salernitana. Megjithatë, raportet e reja nga Fichajes sugjerojnë se Lazio është i etur për nënshkrimin e tij për të zëvendësuar Luis Alberton, i cili pritet të largohet nga klubi këtë muaj.
Pasi u përplas me trajnerin Maurizio Sarri, Alberto dëshiron të largohet nga Roma dhe është lidhur shumë me një lëvizje në La Liga.