Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është ezauruar! Pas leximit të raportit para Kuvendit, ku u konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, kuvendi mbylli seancën dhe thirri konferencën e kryetarëve për të caktuar raundin tjetër, ndërsa grupi i Alibeajt bojkotoi seancën plenare.
Socialistët shpresojnë që të zgjedhin presidentin në raundin e 4, ku edhe do të propozojnë emrin e parë për kreun e shtetit. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ftoi sërish opozitën për dialog, që të ndajë më mazhorancën përgjegjësinë e zgjedhjes së presidentit.
Nga ana tjetër, në një reagim për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se ato ishin të vetmit që morën pjesë deri tani në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas, Alibeajt, PD vetë ofroi rregulla të ndershme për procesin e zgjedhjes së presidentit, por kryeministri Edi Rama u tërhoq.
Tashmë 'barriera' kushtetuese për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen. Duke respektuar detyrimin kushtetues që raundet të mos bëhen më shumë se 7 ditë nga njëri-tjetri mund të themi se me shumë mundësi brenda një javë do të kemi një President të zgjedhur nga votat e socialistëve. Nesër pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të përcaktojë datën e raundit të katërt që mund të jetë edhe i fundit.
Si zgjidhet presidenti i ri
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.
Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt.
"Të nderuar kolegë, nesër ditën e martë, datë 31 maj, ora 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës.
Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim", thuhet në njoftim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se në sallën e Kuvendit për votimin e presidentit nuk kanë qenë prezent 84 deputetë, duke e bërë seancën nul.
‘Nuk kanë qenë prezent 84 deputetë gjë që do të thotë se kjo seancë të quhet nul. Nuk ka pasur 84 deputetë. Kemi kërkuar dhe nga zyrat për të marrë me shkrim, emër për emër të të gjithë deputetëve që kanë qenë në sallë sot gjatë kësaj seancë. Kjo seancë ka qenë nul, pasi kërkohen 84 deputetë. Nuk ka qenë kuorumi i nevojshëm.’- tha Agalliu.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit deri tani ishte opozita. Alibeaj tha se ato nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.
‘Bëmë detyrën tonë politike moral dhe kushtetuese për ti dhënë vendit një president mbi palët. Morëm pjesë në proces, ofruam rregullat e lojës por ju e patë fare qartë në momentin ku ofruan rregullat, u pa qartë që nga ana e Ramës, ndodhi ajo që do të bëjë gjithmonë të mos mbajë fjalën, ai u tërhoq. Është detyrë e opozitës që për të mos e çuar vendi në një pozitë për të zgjedhur presidentin në mënyrë të njëanshme, kjo kërkon si element të domosdoshëm pjesëmarrjen si detyrim politik. Ajo që Rama ka thënë është se humbëm një rast për ti dhënë Shqipërisë she Shqiptarëve një institucion për t’i vendin një president mbi palët. Mazhoranca nuk mori pjesë në proces, vetëm në morëm pjesë. Nëse do të ecnim me kandidatura të njëanshme, do të ishte përsëri president i njëanshëm. Qëllimi nuk ishte për të ecur me axhendë të njëanshme. Duhet të ishte një president i përbashkët dhe ne caktuam axhendën. Ishte ideja të zgjidhej një president mbi palët.’- tha Alibeaj.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se në raundin e 4 ato do të propozojnë një kandidat për president. Sipas Ballës, askush nuk mund ta mbajë peng procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kërkoi dialog dhe bashkëpunim sërish me opozitën. Në raundin e 4 shpresoj që të zgjidhet, tha Balla.
'Ne nuk do ta lëmë vendi pa president. Dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd që dëshiron që bashkë me ne të ndajë përgjegjësinë e zgjedhjes së presidentit. Askush nuk mund të marrë peng procesin e zgjedhjes së presidentit. Kemi qenë në gatishmëri për të bashkëpunuar për zgjedhjen e presidentit. Besoj se kemi ardhur në momentin përmbylljes së këtij procesi. Kërkojmë komunikim dialog më të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës.
Në raundin e 4 grupi i PS do të propozojë një kandidat apo Kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 prill. Kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidaturat. Shpresoj të jetë raundi përfundimtar raundi i 4.'- tha Balla.
Votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri është konsideruar i ezauruar nga Kuvendi ndonëse nuk kishte asnjë kandidat të propozuar. Në mbledhje nuk ishte i pranishëm grupi parlamentar i PD ndërsa vihen re se në sallë kishte deputetë të tjerë të opozitës, mes tyre edhe mbështetës të Sali Berishës.
Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar datën e votimit të katërt kur 'topi' do t'i kalojë mazhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit duke thënë se opozita i dha fund përgjegjësisë së saj, por Shqipërisë i duhet një president që e pranon shoqëria dhe jo PD e Berishës apo Alibeajt.
"Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, jo ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut. Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim. Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit", tha Braçe.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndonëse nuk ka asnjë kandidat të propozuar. Raporti do t'i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Ajo që vihet re është se kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ndoqi mbledhjen që zgjati më pak se 3 minuta përmes transmetimit live në faqen e 'Facebook'.
Po c'rregulla te ndershme ofruat ju?!Ju vute kushte dhe bojkotuat debatin dhe ajo liste kandidatesh qe doli ne media nuk u morr vesh nese ishte zyrtare apo jo.
Përgjigjurama nuk u terhoq thjesht nuk u nxitua dhe te jepte nje vendi te nxituar nuk duhet te shpifim gjera qe nuk jan te verteta
Përgjigju