Dështon “modeli ekonomik”
Instat: Defiçiti u rrit

Dështon “modeli ekonomik” <br />Instat: Defiçiti u rrit
TIRANË - Sipas INSTAT-it, viti i kaluar solli një rritje të eksporteve, ndërkohë që rritja e importit ka qenë shumë më e lartë, duke bërë që deficiti në tregtinë e jashtme të Shqipërisë të rritet me 16 për qind si 12-mujor. Instituti zyrtar i Statistikave ka publikuar dje shifrat e tregtisë së jashtme për muajin e funditë të vitit të kaluar. Sipas tyre, vetëm në dhjetor u eksportuan 16.6 miliardë lekë mallra, me ulje 1.4 për qind në krahasim me nëntorin 2011 dhe rritje 20.6 për qind në krahasim me dhjetorin e një vitit më parë. Në të njejtën kohë, u importuan 55.3 miliardë lekë mallra, me rritje 17.1 për qind në krahasim me nëntorin 2011 dhe rritje 17.9 për qind në krahasim me dhjetorin 2010. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 38.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 27.3 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 16.8 për qind krahasuar me dhjetorin 2010.
Rritja e shpejtë e eksporteve ka qenë “kali i betejës” në gati të gjitha takimet që ka zhvilluar kryeministri Sali Berisha me investitorët e huaj, realë e potencialë. Më 19 janar, duke folur para shoqatës së investitorëve të huaj në vendin tonë, ai tha edhe një herë se “këto vite krize kanë provuar se modeli ynë ekonomik po funksionon”. Ai ka përmendur vazhdimisht vitin e kaluar rritjen e shpejtë të eksporteve, duke ja faturuar këtë mundësive që i ka krijuar biznesit shqiptar qeveria e tij. Ndërkohë, kjo rritje e eksporteve nuk duket të jetë një tendencë afatgjatë, për më tepër, kanë vijuar të rriten me ngulm edhe importet e gati të gjitha mallrave të nevojshme për një vend.
Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 57 për qind në një muaj në dhjetor 2011. Po kështu, importi i grupit “Ushqime, pije, duhan” u rrit 19.4 për qind.
Eksportet patën një përshpejtim gjatë periudhës me rreshje të dendura shiu në vitin 2010, ndërkohë që rritja e kërkesës për krom e naftë solli rritje të importeve në vlerë, pas çmimeve më të larta në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, bujqësia “arrore” nuk arrin të plotësojë një pjesë të mirë të nevojës së vendit, ndonëse ekzistojnë të gjitha kushtet klimaterike. Po kështu, shumica e mallrave të tjera vazhdojnë që prej dy dekadash të importohen me shumicë, madje nga partnerë tregtarë që po kalojnë probleme ekonomike si pasojë e krizës globale.
Kjo, sipas ekspertëve të huaj, do të sjellë ndikime të pashmangshme edhe në ekonominë e brishtë shqiptare, ndërkohë që po bien si remitancat, ashtu edhe investimet e huaja.
Sipas INSTAT-it, tregtia me vendet e Bashkimit Evropian ze 68.1 për qind të totalit. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti ze 59.6 për qind dhe importi 33.4 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti ze 5.2 për qind dhe importi 10.5 për qind.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime